• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Detaje të reja/ Ishte infiltruar në komandën e NATO-s në Itali: Spiunia ruse kishte për detyrë të mblidhte të dhëna për Kosovën!

by Java News
27/08/2022 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga detyrat e spiunes së fshehtë rusë në Itali, që kishte arritur të depërtonte deri në komandën e NATO-s, ishte mbledhja e informacioneve për Kosovën.

Tabloidi britanik “DailyStar” raporton se Maria Adela Kuhfeldt Rivera, e cila kaloi pothuajse dhjetë vjet duke krijuar lidhje miqësore dhe ndonjëherë romantike me stafin nga Komanda e Forcave të Përbashkëta Aleate dhe Flota e Gjashtë e SHBA në Napoli, Itali, ishte në fakt Olga Kolobova, agjente e shërbimit sekret ushtarak rus GRU.

Besohet se Kolobova po përdorte taktikën klasike të spiunazhit të njohur si “kurthi i mjaltit” për të mbledhur informacione rreth operacioneve të NATO-s në Kosovë, Irak dhe Afrikën e Veriut, thuhet në shkrim.

E reja e pasur dhe tërheqëse, e cila fliste disa gjuhë, magjepsi “një numër oficerësh të NATO-s” dhe në disa raste u ofroi të paguante për anëtarësimin e tyre në një klub të njohur në Napoli, për të mbajtur në këtë mënyrë kontakte të ngushta me ta. Kolobova u zhduk papritur nga Italia  në kohën e helmimeve në Salisbury, duke u thënë miqve se ishte shumë e sëmurë dhe kishte vendosur të shkonte në Moskë për trajtim. Ajo vazhdimisht kishte pretenduar se kishte lindur në Peru dhe se babai i saj ishte gjerman.

Por verifikimet e gazetës italiane La Repubblica, në bashkëpunim me një ekip të revistës gjermane Der Spiegel dhe uebsajteve investigative Bellingcat dhe The Insider, treguan një realitet tjetër. Këto media përdorën softuer për njohjen e fytyrës dhe prova të tjera për të përcaktuar identitetin e vërtetë të gruas./m.j

Next Post
Emrat/ Qëlluan 19 herë me armë zjarri ndaj shënjestrës Alban Bruçaj: Kush janë autorët e atentatit në Shkodër

Emrat/ Qëlluan 19 herë me armë zjarri ndaj shënjestrës Alban Bruçaj: Kush janë autorët e atentatit në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In