Dalin detaje të reja për nje nga viktimat e mbrëmshme në Durrës. Edison Harizaj u ekzekutua me disa plumba kallashnikovi, ndërsa ishte i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend dhe i njohur si miku i Shullazit. Ai njihej si Edison Faqedjeguri, pasi në moshë të vogël kishte pësuar një djegie në faqe, ndërsa ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Emri i tij është i lidhur edhe me zhdukjen e Albano Xhaferrit në Vlorë, por edhe ngjarje të tjera kriminale. Deri tani janë ngritur pika të shumta kontrolli për të arrestuar autorët, por nuk ka asnjë të ndaluar. Nga ky atentat mbeten 2 te vrare.
ma.me











