• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje të pazbuluara në 16 vite, ja si u vra Arkani

by A R
10/03/2016 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë kaluar 16 vjet, dhe vrasja e Arkanit mbetet po aq intriguese për publikun. E kush është urdhërdhënësi i likuidimit të tij – ende nuk dihet.

Më 15 janar të vitit 2000, përpara ndërtesës së “Intercontinental”, sot “Crown Plaza”, rreth 17 orë kishin qëndruar dy makina, transmeton Telegrafi.

Nga një Opel Kalibra kishte dalë Dragan Nikoliç Gagi dhe Milan Gjuriçiç Miki, të cilët edhe më herët kishin qenë të njohur për policinë.

Nga vetura tjetër, nga një Golf, kishin dalë Zoran Nikoliç Pegla, si dhe një anëtar i Qetës së dytë të Batalionit të Parë të Brigadës së Policisë së Beogradit, Dobroslav Gavriç.

Pegla kishte qëndruar në parking, derisa këta tre të tjerët hynë në sallë, të përgatitur për të kryer një vrasje të trefishtë, përcjell Dnevni Avaz.

Në hollin e hotelit kishte një “turmë të fshehtë”. Arkani ishte i ulur në një ”separe” larg recepcionit. Në hotel kishte ardhur me gruan e tij, Svetlana Ceca Raznatovic, motrën e saj Lidija Veliçkoviç, si dhe truprojën Zvonko Mateoviç.

Ndërsa motrat, të shoqëruara nga Mateoviç po bënin një shëtitje nëpër butiqe, Arkan, së bashku me shokët ishin të ulur në holl. Disa minuta pas orës 17:00, kishin hyrë brenda. Gagi dhe Miki.

Ata i shtrënguan duart me Arkanin dhe u drejtuan për shkallët që çonin tek sallat për bankete, transmeton Telegrafi.

Gavriq u ul në një kabinë, disa metra prapa Arkanit. Një minutë më vonë, Gavriç u ngrit nga tavolina.

Nga palltoja ai e kishte nxjerrë një armë “CZ 99”. Tre plumba qëlluan Arkanin në pjesën e prapme të kokës.

Policia në vendngjarje erdhi shpejt, por jo autoambulanca. Ceca dhe Lydia, qanin dhe luteshin për ndihmë, duke tërhequr zvarrë Arkanin në dalje të hotelit.

Ceca atëherë ishte duke u përpjekur për të bindur një oficer të policisë që me automjet zyrtar ta dërgonin Arkanin në spital.

Ai e kishte refuzuar sepse nuk kishte leje nga mbikëqyrësi. Më në fund, me një BMW, Arkani ishte dërguar në Qendrën Emergjente. Atje ishte deklaruar edhe zyrtarisht i vdekur.

Next Post

Opozita braktis parlamentin, Berisha: Asambleja e PS tregoi se ju jeni rrezik kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

Shërbimi sekret italian: Rritet rreziku i terrorizmit me përshkallëzimin në Iran. Rusia, kërcënimi kryesor për Europën në 2026

March 4, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

“Nga 10 minuta për 140 deputetë është shumë…”, Balla: E drejtë e Kuvendit të ndryshojë komisionet

March 4, 2026
Analiza e ISHP për 1 milion banorë: 3 në 4 të rritur në Shqipëri janë obezë, më shumë tek meshkujt

Rreziku nga obeziteti, 60% e shqiptarëve janë mbipeshë, të kërcënuar nga diabeti dhe zemra

March 4, 2026
Kritikat e Dumanit për institucionet, Rama: SPAK ka pasur impakt parandalues

“Mungesa e kryetarit problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, detaje nga takimi i Ramës me deputetët e Tiranës

March 4, 2026
Korrupsioni te “Rrugorja”, gjykata lë në burg oficerin Edison Tabaku

Mbi 7 mijë gjoba dhe 19 të arrestuar në Elbasan, policia apel shoferëve: Respektoni rregullat!

March 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In