• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të operacionit në Elbasan, policia jep deklaratën zyrtare

by Java News
14/06/2019 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Policia ka dhënë detaje për operacionin në Elbasan dhe në Tiranë ku janë arrestuar disa persona, ndërsa janë zbardhur tre ngjarje kriminale.

Deklarata e plotë e Policisë
Finalizohet operacioni policor  “KRASTA”  Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Goditete edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat  Sekuestrohen një sërë sendesh të kundraligjshmeMë datë 14.06.2019, në kuadër të operacionit “FORCA E LIGJIT”,  nga Njësia Hetimore pranë Task Forcë Speciale Qëndrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi një vjecar, në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, forcat speciale RENEA, FNSH, sot në orët e para të mëngjesit kanë zhvilluar operaciopnin policor të koduar “KRASTA”,  për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan të masave të sigurimit personal “Arrest me Burg” dhe kontrollin e banesave e ambienteve për llogari të hetimeve të procedimeve penale të rifilluara si më poshtë vijon  :

1.    Proçedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë”, “Mbajtjes pa leje armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006  në Elbasan.

2.    Procedimit penal nr 1121/2012, i rregjistruar  për veprat penale të “Vrasjes në rrethena cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012,  në lagjen “Çlirimi” Elbasan.

3.    Proçedimi Penal nr 627-2013, i rregjistruar për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Plagosjes më dashje”, “Mbajtje pa leje te armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 88, 110/2, 278/2 të Kodit Penal, ngjarje e ndodhur në datë 19.04.2013 në qytetin e Elbasanit.

Si rezultat i hetimeve intensive për këto ngjarje të kryera nga kjo njësi në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, është bërë e mundur që të tre këto ngjarje të zbulohen dhe të dokumentohen me prova ligjore, dhe konkretisht :

Për Proçedimin Penal nr. 40 viti 2006 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autor i kësaj ngjarje është shtetasi :

1.    F.Ç, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477   datë 11.06.2019,  per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Për Proçedimin Penal nr.  627 viti 2013 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se,  autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit :

1.    M.L (alias S.Ç), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale.

2.    E.Ç, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan.

Për Proçedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit:

2.  E.B, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan, “Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim.

3.  E.C, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim.

Në kuadër të hetimeve të kryera mbi Proçedimin Penal nr 627 viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet aktiviteti jashtëligjshëm në lidhje me disa veprime korruptive, të kryera nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat.

Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan  vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale :

“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,

“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe

“Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”
parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a,

1.    B.K,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

2.    A.B, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan.

3.    A.N, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë.

4.    S.M, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

5.    I.H,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

6.    A.D,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

7.    Sh.S, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

8.    E.T, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë,

Në vijimi të ekzekutimeve të vendimeve për kontrollet e banesave dhe ambienteve, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë:

Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm.

Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm

Nje krëhër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.

26 copë fishekë, model 54.

4 jelekë antiplumb

Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING

Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit.

7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja.

4 radio marrëse dhe dhënëse

Një peshore elektronike

735 gr lëndë narkotike e dyshuar mariuanë, e paketuar në atë formë e përgatitur për tu tregtuar.

telefona celular ( smartfona dhe të thjeshtë), dhe një prej tyre satelitor.

Gjithashtu nga kontrollet e banesave si rezultat i sendeve të paligjshme  të gjetura në banesa është bërë dhe arrestrimi në flagrancë i shtetasve:

H.Gj (S), 40 vjeç, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”, vepra të parashikuara nga nenet, 278, 279 dhe 247 të Kodit Penal.

Si dhe ështe shpallur në kërkim shtetasi Q.H, 25 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve” vepër e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Në përfundim ju bëjmë me dije se vijojnë hetimet intensive në lidhje me një numër ngjarjesh të vjetra të ndodhura në Qarkun e Elbasanit dhe Tiranës, duke bashkëpunuar me autoritet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan./l.m

Next Post

Horoskopi ditor, e shtunë 15 qershor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liban / Bilanci i viktimave nga sulmet izraelite të së mërkurës arrin në 357

April 10, 2026
Vrasja e Ilaria Sulës / Avokatja: Dyshova që në fillim për të dashurin; Mehilli: Gabimi i tij ishte mbajtja e telefonit të saj

“Bëjnë çmos për të bllokuar vendin”, Rama: Ata të opozitës kanë hallin e vet politik, ne shohim punët e Shqipërisë

Rritja e çmimit të naftës/ Paralajmërohet ndërprerje e transportit publik, Shoqata kërkon ndërhyrje të menjëhershme

“Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike

Zbardhet dinamika e vrasjes në Nikël, autori ekzekuton fqinjin për pronën, njofton policinë dhe arratiset

“Tavani për çmimin e naftës duhet të ishte më i ulët”, Fatos Çoçoli: Jemi vonë, duhet të ndihmohen ata më në nevojë

Netanjahu përjashton Spanjën nga Bordi mbikëqyrës i armëpushimit në Gaza: Është bërë vend armiqësor ndaj Izraelit

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In