• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje/ Si tentoi Xhemal Loka të arratisej jashtë shtetit për t’ju fshehur hetimeve për vdekjen e bashkëshortes

by Java News
08/01/2024 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje dalin në dritë nga rasti i Bedrie Lokës, e cila për shkak të dhunës dhe presionit psikologjik nga bashkëshorti, i ka dhënë fund jetës pak ditë më parë duke konsumuar fotoksinë.

Autoritetet kanë arrestuar bashkëshortin Xhemal Loka, si autori kryesor i dyshuar që ka “shkaktuar vetëvrasjen” e saj.

Në dosjen e siguruar nga Top Channel thuhet se bazuar në dinamikën e ngjarjes, Policia ka kontrolluar banesën e familjes Loka, nga ku rezulton se “në kotecin e pulave në anën jugore të banesës… gjendet e mbështjellë me peshqir një armë zjarri automatike “PPS”, me krehër pa fishek, pjesët e lëvizshme të rregullta e me gjilpërë të rregullt”. Në këtë vend po ashtu janë gjetur 114 copë fishekë, model ’54, kalibër 7.62mm dhe 4 katër fishekë model ’56, kalibër 7.62 mm” 48, të cilat, pasi u sekuestruan me cilësinë e proves materiale”, u dërguan pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë për t’ju nënshtruar ekzaminimit teknik balistik50.

Xhemal Loka u shoqërua tri ditë më parë në Komisariatin e Policisë Durrës, pasi po përpiqej të largohej jashtë vendit për t’ju fshehur procesit hetimor lidhur me këtë ngjarje. Lokës iu gjetën një sasi parash prej 2’800 Euro dhe 27’000 Lekë me vete, të cilat u sekuestruan më pas në cilësinë e provës materiale.

“Në rastin objekt hetimi të procedimit penal nr.26, të vitit 2024, referuar dyshimeve të lindura se shtetasi Xhemal Loka është autor i veprave penale “shkaktimi i vetëvrasjes”, kryer në dëm të shtetases Bedrie Loka, parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, dispozita e të cilit parashikon si masë dënimi “burgim nga tre deri në shtatë vjet”, dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer nëpërmjet mbajtjes së armëve në banesë, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal, në kushtet kur nga rrethanat konkrete të çështjes, rezultuan “shkaqe të bazuara” që të bënin të mendoje se ekzistonte rreziku real që shtetasi në fjalë mund të largohej me qëllim për t’ju shmangur hetimeve të mëtejshme që po zhvilloheshin në ngarkim të tij, si dhe ndodhur në kushtet e “gjendjes së ngutshme” për të cilat ka vlerësuar se nuk mund të pritej urdhri i Prokurorit për ndalimin e të dyshuarit për një krim“- thuhet në kërkesën për vleftësimin e ndalimit./m.j

Next Post
Emri/ U raportua e humbur, shqiptarja shtatzënë gjendet e pajetë. Arrestohet bashkëshorti, çfarë deklaroi ai

Emri/ U raportua e humbur, shqiptarja shtatzënë gjendet e pajetë. Arrestohet bashkëshorti, çfarë deklaroi ai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

April 4, 2026
Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

April 4, 2026
Mjeku ngre alarmin: Më shumë të sëmurë nga zemra, ja shkaqet

Rriten sëmundjet e zemrës te të rinjtë, mjekët këshillojnë të mos neglizhohen faktorët e rrezikut

April 4, 2026
FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

April 4, 2026
Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

Sezoni në Durrës, Dhoma e Tregtisë optimiste: Pritëm 1.5 milionë, synojmë rritje të turistëve

April 4, 2026
AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In