Mësohen detaje të reja nga arrestimi i Lorin Xhelilajt, i cili u arrestuar ditën e sotme.
Xhelilaj akuzohet se përmes mashtrimit ka përvetësuar shumën prej 215 eurosh nga një 26-vjeçar.
Xhelilaj, i cili punonte në një bankë të nivelit të dytë, kishte arritur që përmes mashtrimit t’i zhvasë 215.000 euro një 26-vjeçari i identifikuar si Denis Buzali.
Xhelilaj i kishte premtuar Buzalit se në këmbim të shumës së madhe të parave do t’i siguronte atij nxjerrjen e një pasaporte bullgare dhe investimin në një kompani private si aksioner me seli në Turqi.
Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi u gjend një shumë lekësh prej 108600 Euro.
I riu akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda, falsifikim dokumentash si dhe pastrim i produktes së veprës penale.
/f.s
Mos ndoshta duher të verifikoni edhe burimin se ku i gjeti gjithë këto para një 26 vjeçar?