• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje / Si nisi marrëdhënia e 14-vjeçares me 8 djemtë në Kavajë

by A R
03/02/2019 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza që bëri seks me tetë djem në Kavajë, nuk është përdhunuar.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit.

“NOA” mëson dhe detaje të tjera të rëndësishme lidhur me rastin e 14-vjeçares nga Kavaja, që hedhin dritë mbi ngjarjen e shëmtuar.

Ngjarja zë fill në nëntor 2018. Atëherë, vajza 14 vjeçe, kishte nisur të krijonte lidhje intime me një djalë një vit më të madh.

Që të dy, janë nxënës në shkollën shtetërore në qytetin e Kavajës.

Vajza e mitur dhe djali 15-vjeçar kanë kryer seks me dëshirën dhe pëlqimin e të dyve. Akti është kryer në shtëpinë e djalit.

Por djali është treguar dinak.

Vetëm pak ditë më vonë, e ka nxitur vajzën që të bëjë seks dhe me shokët e tij.

Fillimisht ka afruar te 14-vjeçarja, njërin shok të tij.

E këtë e ka bërë duke i thënë vajzës se “na kanë filmuar duke bërë seks”. Dhe që pamjet filmike të mos dilnin në shkollë apo në rrjete sociale, i ka kërkuar të dashurës së tij që të bëjë seks me djalin tjetër.

Në këto kushte ka ndodhur dhe marrëdhënia e dytë seksuale.

Por kjo çoi në shndërrimin e precedentit në statistikë, sepse loja e filmimit me celular ka vazhduar kaq shumë sa vajza ka bërë seks edhe me gjashtë djem të tjerë.

Në shkollën e Kavajës, që nga nëntori e deri në fund të këtij janari që lamë pas, ishte kthyer si legjendë, fakti që një nxënëse atje, hapte këmbët duke bërë seks me djem në seri.

Policia e Shtetit thotë se “vajza nuk është përdhunuar kurrë. Nuk ka ndodhur as orgji apo seks në grup. Të gjitha aktet seksuale kanë qenë në çift dhe kurrë në mjediset e shkollës”.

Sakaq, pas tre muajsh seks me djem njëri pas tjetrit, më 29 janar 2019, vajza duket se nuk ka mundur më të qëndrojë me një barrë të tillë.

Ndoshta nga presioni familjar, apo sepse ngjarja seria ishte marrë vesh nga jo pak njerëz, e mitura u detyrua të shkojë në Komisariatin e Policisë së Kavajës. Atje, ka kërkuar të bëjë denoncim.

Vajza denoncoi të dashurin e saj 15-vjeçar, si dhe shtatë djem të tjerë, që të gjithë midis 13 deri 16 vjeç. Në asnjë rast e mitura nuk ka deklaruar se ishte përdhunuar.

Bazuar në këtë kallëzim, policia nisi procedim penal bashkë me prokurorinë Durrës për veprën penale “Marrëdhënie seksuale apo homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal”.

Në Shqipëri, seksi me të mitur dhe mes të miturish është vepër penale dhe dënohet me burgim nga në shtatë deri në 25 vjet.

Neni 100/2 i Kodit Penal: “Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet”.

Kur vajza bëri denoncimin, i dashuri i saj që ishte dhe strumbullari i kësaj historie të rrallë për publikun shqiptar, e kuptoi se do të ishte në telashe ndaj u zhduk nga shtëpia.

“Ne morëm denoncimin e vajzës më 29 janar dhe nisëm aksionin për arrestimin e tetë djemve, por njëri prej tyre, 15-vjeçari ishte zhdukur nga shtëpia ndaj e shpallëm në kërkim”, – thanë për noa.al, burime zyrtare nga policia lokale.

Sakaq, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ekzekutoi urdhrin e Prokurorisë për shtatë djemtë e tjerë, që të gjithë midis moshës 13 deri 16 vjeç.

/a.rada

Next Post
“Maqedonia e Veriut”, si do të ndryshojë emri në tabela dhe dokumente

"Maqedonia e Veriut", si do të ndryshojë emri në tabela dhe dokumente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In