Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq të Korçës, ku një 37-vjeçar ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij 18 vjeçe.
“BalkanWeb” raporton se vajza jetonte me të ëmën te gjyshja në Korçë, pasi prindërit e saj ishin në prag divorci. 18-vjeçarja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryejnë marrëdhënie seksuale.
Ndërkohë, një ditë më parë ajo i është drejtuar policisë, duke denoncuar babanë e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht.
/e.rr