Sot në urgjencën e Tiranës ka shkuar për të marrë shërbim mjekësor të menjëhershëm doktor Pëllumb Pipero. Urgjenca dukej se vinte si pasojë e një goditje AVC (Aksident Vaskular Celebral), të identifikuar nga mjekët.
Në urgjencën e Tiranës janë parë lëvizje të shumta të kolegëve të tij mjekë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Doktori po vijon kurimin në spitalin publik QSUT “Nënë Tereza”.
Mjeku Pipero u bë i njohur për publikun gjatë gjithë periudhës së Kovidit.
/a.r