Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 5 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë por fatmirësisht nga shpërthimi i fortë nuk ka të lënduar pasi zonja e shtëpisë ka dalë të kërkojë ndihme kur bombola është përfshirë nga flakët.
Në momentin kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë jashtë banesës duke pritur zjarrëfikësen.
Kanë shpëtuar për mrekulli edhe efektivet zjarrfikës të cilët u thirrën për zjarrin dhe sapo kishin mbërritur kur ndodhi shpërthimi. Banesa private tashmë është kthyer e pabanueshme nga shpërthimi i fuqishëm.
Paraprakisht bëhet me dije se bombula ishte 5 litra.











