• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga vrasja në Vlorë: 63-vjeçari shkoi të sqaronte sherrin e djalit, por u dhunua për vdekje

by A R
04/04/2026 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbuluar këtë të shtunë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e së premtes në Vlorë, ku pas një konflikti mbeti pa jetë 63-vjeçari Ismail Aliaj.

Gazetarja e Klan News Greta Haskaj raporton duke iu referuar burimeve nga Policia e Vlorës, se ngjarja dyshohet se lidhet me një konflikt të ndodhur disa ditë më parë, kur djali i viktimës, i cili gjithashtu mbeti i plagosur lehtë dhe mori ndihmë mjekësore në spital, kishte pasur me personin që më pas goditi të atin me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar vdekjen.

Burimet policore konfirmojnë se babë e bir, njëri prej të cilëve mbeti viktimë, kishin shkuar në rrugën “Gjergj Araniti” për të gjetur autorin e dyshuar dhe për të sqaruar konfliktin.

Në ato momente, autori ndodhej në automjet së bashku me familjen e tij, pasi sapo kishte nxjerrë djalin nga spitali. Viktima dhe djali i tij i janë afruar dhe fillimisht kanë debatuar me fjalë, por më pas situata ka degraduar në fyerje dhe sharje.

Meqenëse autori banonte pranë vendit të ngjarjes, në konflikt kanë ndërhyrë edhe dy shokë të tij. Në këtë moment ka nisur përplasja fizike mes palëve, ku janë përdorur grushte dhe shkelma.

Sipas të njëjtave burime, autori e ka goditur 63-vjeçarin Ismail Aliaj dy herë me grushte dhe një herë me shkelm. Si pasojë, viktima është rrëzuar në tokë dhe më pas ka humbur jetën. Gjithashtu, konfirmohet se 63-vjeçari kishte pasur edhe probleme me zemrën dhe ishte operuar më herët, çka dyshohet se mund të ketë qenë një faktor shtesë që ndikoi në pasojat fatale.

Pas ngjarjes, autori së bashku me dy shokët e tij janë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.

Ndërkohë, përveç viktimës që u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetonte, edhe djali i tij u transportua për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sa i përket djegies së automjetit të viktimës rreth një muaj më parë, policia konfirmon se kjo ngjarje nuk ka lidhje me konfliktin që i mori jetën 63-vjeçarit.

Next Post
Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Ligji për Kujdesin Alternativ, ministrja Sala: Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet në familje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

Ish-këshilltari i Obamës: Lufta në Iran mund të shkojë në tre drejtime, por Trump nuk largohet nga NATO

April 4, 2026
Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

Qytetarët iranianë qëllojnë mbi helikopterët e SHBA! Teherani ofron 60 mijë $ për çdo pilot të kapur rob

April 4, 2026
Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

Vodhën automjete luksoze në Gjermani e Zvicër, procedohen 2 persona

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In