Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme fshatin Jaupas në Skrapar.
73-vjeçari Ramadan Çela u godit për vdekje me thikë nga 37-vjeçari Hamza Çela.
Mësohet se viktima dhe autori kanë lidhje farefisnie me njëri-tjetrin.
Sa i përket ngjarjes, gjithçka nisi pas një konflikti të çastit mes tyre.
I riu mori një thikë dhe e qëlloi të moshuarin në ambientet e banesës së tij. Autori u arrestua menjëherë pas krimit.
/a.r











