Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike që ndodhi mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, ku një person dyshohet se ka vrarë me armë zjarri një tjetër në fshatin Verjon.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Eduart Afmataj, i cili dyshohet se ka qëlluar për vdekje kunatin e tij, Artur Cangu, pas një konflikti mes tyre.
Sipas raportimit të mediave, mësohet se në sallën operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë, e cila dyshohet se është bërë nga vetë Eduart Afmataj. Ai ka deklaruar se disa persona të armatosur me çifte kanë qëlluar në drejtim të Artur Cangut.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e personit të dyshuar si i vrarë ose i plagosur, i cili ende nuk është lokalizuar.











