• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga vrasja e shqiptares nga 60-vjeçari në Zvicër, familjarët: U nda para disa muajsh, prandaj e qëlloi

by Java News
03/06/2019 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohen të reja detaje për shqiptaren e Kosovës, e cila u vra me shoqen e saj të premten herët në mëngjes nga një 60-vjeçar në qytetin e Cyrihut, me te cilin u tha se kishte pasur raport intim.

Media zvicerane “20 minuten”, raporton se shqiptarja I.S. (34-vjeçare) nga fshati Koretin i Kamenicës, u vra nga ish i dashuri i saj.

P.C, 60-vjeçar fillimisht mori peng I.S dhe shoqen e saj të dhomës M.S (38-vjeçare) në banesën e tyre, më pas i vrau të dyjat dhe veten.

Sipas një anëtari të familjes, shqiptarja I.S, ishte ndarë nga i dashuri i saj disa muaj më parë.

“Unë mendoj se ai e qëlloi atë për këtë arsye. Në familje, mbizotëron hutimi. Është e vështirë të kuptohet se e gjithë kjo ka ndodhur dhe ajo nuk është më gjallë”, ka thënë familjari, raporton Express.

Prindërit e sëmurë rëndë të shqiptares e kuptuan të premten në mbrëmje lajmin për vdekjen e vajzës së tyre.

“Vajzat e tjera u treguan prindërve. Që atëherë, është e vështirë të flasësh me ta. I.S ka shtatë motra dhe një vëlla”, ka treguar më tej familjari.

Familjarët dhe miqtë e kanë përshkruan shqiptaren e vrarë si person të mirë, të bukur dhe të qeshur.

“Ajo ishte një engjëll në tokë. Ajo gjithmonë ka dhënë gjithçka, ka qenë shumë e dobishme dhe luftoi për jetën e saj. I.S ishte një lloj “mami për të gjithë. Gjithmonë kur pyeste dikë se si ishte, ajo e kuptonte menjëherë kur dikush ishte i trishtuar, i zemëruar ose i zhgënjyer. Nga ajo mund të merrje këshilla të mira”, ka thënë një mike e saj.

Familjari më tej ka treguar se shqiptarja qysh para 3 vjetëve kishte filluar ftohjen e marrëdhënieve me familjen e saj, për shkak se familja ishte kundër lidhjes së saj me të dashurin e saj për shkak të moshës dhe nacionalitetit të tij.

“Shumë anëtarë të familjes ishin kundër marrëdhënies. Prindërit e tyre ishin veçanërisht kundër, sepse i dashuri i saj ishte i të njëjtës moshë me të atin. Ata mendonin se ajo meriton dikë më të mirë. Problemi i dytë ishte se ai nuk ishte shqiptar”, ka thënë familjari.

Ai gjithashtu ka treguar se lidhja e shqiptares me P.C ishte mjaft e vështirë. Por, pas ndarjes nga i dashuri, shqiptarja kishte rregulluar sërish marrëdhëniet me familjen e saj.

Capture-2-600x360

“Është thënë se ai e detyroi të qëndrojë me të. Pas ndarjes, I.S pastaj jetoi me viktimën e dytë M. S. Që atëherë, ajo ka pasur marrëdhënie të mirë me familjen, sidomos me prindërit e saj”, ka shtuar familjari. Sipas familjarit, ajo do të varroset në Kosovë javën e ardhshme.

g.kosovari

Next Post
Punime në rrjet, OSHEE: Ja zonat pa drita në Tiranë

Punime në rrjet, OSHEE: Ja zonat pa drita në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In