• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga vrasja e Cukut, porositës u arratisën jashtë vendit pas ekzekutimit

by A R
04/07/2017 15:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë sapo është bërë porositja për vrasjen e Artan Cukut, personat që kanë takuar Mikel Shallarin janë larguar jashtë vendit.

Burime nga grupi hetimor i thanë Report TV, se nga informacionet që kanë marrë nga vrasësi i Cukut Mikel Shallari, rezulton se porositësit kanë ikur jashtë vendit përpara se të kryhej vrasja.

Këta persona i kanë dhënë rreth 25 mijë euro Mikel Shallarit për të vrarë komisarin dhe më pas janë larguar pa u regjistruar në sistemin TIMS.

Nga kontrollet që Policia ka bërë në Fier dhe në Vlorë këta persona që janë shpallur në kërkim, nuk kanë qenë aty.

Të njëjtat burime theksojnë se bëhet fjalë për një grup kriminal i cili vepron në zonat e Fierit dhe Vlorës.

Pikërisht ky grup ka porositur vrasjen dhe njëri prej personave që është shpallur në kërkim është nga Fieri, identiteti i të cilit po mbahet sekret nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia.

Ky grup kriminal, sipas hetuesve, është goditur nga Artan Cuku në kohën që ka qenë Drejtor i Policisë së Vlorës.

Në vitin 2012 Cuku ka rihapur një dosje të vjetër për vrasjet në vitin 1997 dhe më pas janë arrestuar 2 persona, të cilët mendohet se janë hakmarrë duke porositur vrasjen e komisarit.

Emrat e këtyre personave i janë dhënë hetuesve nga Mikel Shallari, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë, në këmbim të mbrojtjes së familjes.

Mikel Shallari ka treguar gjithashtu se si ra në kontakt me këta persona dhe se e vëzhgoi Artan Cukun për disa ditë me radhë, derisa vendosi të kryente atentatin.

Artan Cuku u vra mbrëmjen e 8 prillit me 8 plumba dhe vrasësi I tij Mikel Shallari, u zbulua nga AND-ja në rrobat që ai hodhi në një kosh pranë postës nr.8 në Tiranë. /b.d

Next Post
Tronditëse! Fëmija 15-muajsh mbytet në legenin me ujë në banesë

Operacion i gjerë në Itali, 1 mijë karabinierë kundër Ndrangetas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …

Gazetari zbardh prapaskenat e arratisjes së bujshme në Durrës: Altin Ndoci kishte probleme me …

January 13, 2026
Bombardime intensive në Ukrainë, SHBA dënon Rusinë: Përshkallëzim i rrezikshëm i luftës

Bombardime intensive në Ukrainë, SHBA dënon Rusinë: Përshkallëzim i rrezikshëm i luftës

January 13, 2026
Zbardhet dinamika e arratisjes së Altin Ndocit/ Goditi në bark dy efektivët, i shtyu dhe u largua me shpejtësi

Del VIDEOJA/ Pamjet e para kur Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali i Durrësit, polici e ndjek nga pas

January 13, 2026
Aeroporti i Rinasit do presë udhëtimet e para transoqeanike verën e vitit të ardhshëm, Balluku: Mbajtëm premtimin

“Kushte të larta sigurie në Rinas”/ Kreu i Aviacionit Civil: Linjat e reja të fluturimeve që do shtohen

January 13, 2026
Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

January 13, 2026
Dalin detajet e reja nga arratisja e Altin Ndocit/ Këto janë pamjet kur e ndjek polici dhe gjuan në ajër

Detaje nga arratisja e Altin Ndocit, kush ishte polici që qëlloi në ajër për ta trembur (EMRI)

January 13, 2026
I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

I ftohti rrit infarktet, temperaturat e ulëta “armiku” i zemrës. Mos neglizhoni shenjat!

January 13, 2026
Paralajmëron Karamuço: Për ’21 janarin’ do ketë zhvillime, ka disa çështje që janë si ‘bombë me sahat’

“Altin Ndoci e dinte ku e priste makina”/ Karamuço: E mirëmenduar, dyshoj se ka bashkëpunim me punonjës të paraburgimit Durrës

January 13, 2026
VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

VIDEO/ “Kush ta ka lidhë nyjen që je “non grata” akoma? Demokrati në Lezhë i ankohet Berishës për lekët që i dha La Civitas: T’ia kishe dhënë…

January 13, 2026
Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare burg”

Spiuni kinez që shërbeu në Marinën Amerikane dënohet me 17 vjet burg: “Shiti informacione të ndjeshme të mbrojtjes kombëtare”

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In