Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Itali në një vizitë zyrtare, ku pritet të takohet me homologun Giuseppe Conte.
Por para takimit me homologun italian, ai është takuar me ministrin e Jashtëm, Luigi Di Maio.
Duke publikuar video nga takimi, Rama shkruan se takimi është zhvilluar me qëllim organizimin e Konferencës së Donatorëve më 17 shkurt në Bruksel, për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.
Kreu i qeverisë shqiptare, shoqërohet në këtë vizitë nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Ndërkohë rreth orës 10.30 ai do të ketë një takim me Kryeministrin Giuseppe Conte.
/a.r