Detaje të reja kanë dalë në dritë nga të shtënat me armë drejt autobusit me nxënës në Kosovë, ku kanë humbur jetën katër persona.
Kryetari i fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani thotë se fëmijët kanë treguar se një person i maskuar ka sulmuar autobusin me kallashnikov.
“Shoferi ka qenë i vdekur dhe këta dy fëmijë i kemi çuar në spital por s’kanë pasur shenja jete. Fëmijët thonë se dikush ka dalë përpara dhe ka gjujt kallash. Ka qenë njeri me maskë dhe ia ka gjujt autobusit kallash.
Një njeri me maskë ka qenë dhe i ka gjujt autobusit kallash. Një ka qenë, fëmijët e tjerë se kanë parë”, shpjegoi ai.