Një shpëthim i fuqishëm u raportua pasditen e kësaj të diele në Taksim në Stamboll. Ngjarja ndodhi në rrugën Istiklal, më e populluara në Stamboll. Mediat raportojnë për 4 të vdekur dhe 38 të plagosur.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për një sulm të mundshëm terrorist.
Shpërthimi shkaktoi panik te qytetarët ndërsa ngjarja ndodhi në një kohë kur kjo zonë e Stambollit është mjaft e populluar jo vetëm nga banorë rezidentë por edhe nga shumë turistë.
/a.r