Një plagosje me armë zjarri ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Kavajës. Ngjarja u rregjistrua në vendin e njohur si tregu i kambistëve në Kavajë, pranë ish-godinës së bashkisë.
Ky i fundit ka vijuar të qëllojë në ajër me kallashnikov, edhe pas plagosjes, por kanë ndërhyrë disa persona që e njihnin, të cilët e kanë “izoluar”, derisa policia ka mbërritur dhe e ka shoqëruar.
Ndërkohë, situata në qytet vijon të jetë e tensionuar, teksa shumë njerëz janë mbledhur në vendin e ngjarjes
Paraprakisht bëhet e ditur se autor i dyshuar për ngjarjen është shtetasi Fitim Baboçi, i cili është ndaluar nga policia, por ende nuk bëhen të ditura shkaqet e kësaj ngjarjeje kriminale. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
g.kosovari











