Policia e Shkodrës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë ku u plagos 23-vjeçari vjeçari Paulin Harusha, i cili që në fillim u plagosur në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë.
Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga Kujtim Koçekun, 38 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim“ e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Koçeku ka qëlluar në drejtim të mjetit që udhëtonte Harusha, por në fakt kishte ngatërruar shenjëstër. Nikolin Koçeku i kishte kërkuar 600 euro shtetasit Gj. K., 28 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, me të cilin ka patur konflikt të mëparshëm, dhe ky shtetas ka qenë objekti, pasi 28-vjeçari qarkullonte me mjet pas automjetit të Paulin Harushës.
Gjithashtu u bë ndalimi i Nikolin Koçekut, 37 vjeç, vëllai i Kujtim Koçekut, për veprën penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’.
/b.h