• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga ‘lufta’ me grabitësit në Nikël! Biznesmenit i morën të vëllanë peng për disa orë dhe…

by A R
25/10/2021 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësohen detaje tronditëse nga grabitja e dhunshme në Nikël të Krujës. Biznesmeni Nazmi Çangu kaloi një natë terrori në banesë në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, ku dhjetë persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i morën jo vetëm për disa orë të vëllanë peng, por edhe mbi 450 mijë euro të siguruara nga shitja e disa pronave.

Burime thanë se biznesmenit nga Nikla, pasi i morën të vëllanë peng për disa orë, të cilin e liruan vetëm në orët e para të ditës së hënë, arritën t’i grabisnin edhe një shumë të madhe parash, mbi 450 mijë euro që ishin siguruar nga shitja e disa pronave, truall dhe ambiente të ndryshme.

Vetë Çangu ka treguar fillimisht se pasi i futen bashkëshorten, vajzen dhe një shoqe të saj në një dhomë, atë e kanë lidhur dhe torturuar që të tregonte çelësin e kasafortës.

Sipas tij, grabitësit i janë shfaqur në dhomën e gjumit dhe i janë prezantuar si punonjës të Policisë së Shtetit. Ai është përleshur me ata dhe tregon se ka identifikuar të folurën e tyre, si banorë të zonës së Kurbinit a Malësisë së Krujës. Një gjë është e sigurt, që grabitësit e njihnin mirë familjen Çangu, pasi dhe fëmijëve u janë drejtuar në emër, po Nazmiu thotë se nuk ka ende dyshime konkrete.

Grabitësit kanë gjetur një shumë prej 8 mijë eurosh dhe çelësat e shtëpisë e të kasafortës mbi raftin e dhomës së gjumit. Më pas kanë marrë gjithçka në kasafortë, mbi 450 mijë euro, si dhe bizhuteri të shtrenjta. Kanë vjedhur edhe një nga dy armët e gjahut që Nazmiu mbante me leje dhe janë larguar nga pjesa e pasme e shtëpisë, duke u marrë celularët dhe mbyllur derën e jashtme, për të vonuar njoftimin e policisë.

Në kamerat e sigurisë së saj është fiksuar një person që hyn në oborr, duke kapërcyer avllinë dhe kalon në pjesën e pasme të shtëpisë për të lehtësuar hyrjen e grabitësve të tjerë nga dera e pasme.

Nga hetimet e para rezulton se grabitësit janë kujdesur të mos lënë pas gjurmë, ndërsa Nazmiu dhe familja e tij presin drejtësi për ngjarjen e rëndë.

/TCh/a.r

Next Post
“Sapo nisi zinxhiri i vrasjeve”, Artan Hoxha: E vërteta e vëllait të Demir Backës

"Sapo nisi zinxhiri i vrasjeve", Artan Hoxha: E vërteta e vëllait të Demir Backës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër , e Dielë 1 shkurt 2026

January 31, 2026
“SPAK shpik vetë subjektet që duhet të hetojë”, Ilir Beqaj i shkruan ILD-së: Aty ku heshtni ju, lulëzon prepotenca, shkelet Kushtetuta dhe ligji

“Drejtësia e vonuar humbet funksionin e saj”/ Ilir Beqaj letër Gjykatës Kushtetuese

January 31, 2026
Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

Iu ndërpre fjala në Strasburg, Berisha: Në 2 minuta kohë, pjesën pikante ia rezervova Ramës, te kamera kërkova qeveri teknike!

January 31, 2026
“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

Protesta e 10 shkurtit-Berisha flet për skenarin: Qëndrimi në shesh gjersa të largojmë regjimin? Jemi drejt kësaj rruge! Porosia për drejtuesit e PD

January 31, 2026
‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

‘Pazaret’ e Jeffrey Epstein/ E reja nga Tirana u kërkoi punë: Jam e interesuar, por nuk jetoj në SHBA…’ndërmjetësi’ i kërkon video

January 31, 2026
Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

Tregtarët e tregut industrial përplasen me ministren Spiropali: T’iu vijë turp që vini në Vlorë

January 31, 2026
Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

Venezuela bën amnisti për të gjithë të burgosurit politikë, mund të preken dhe shqiptarë

January 31, 2026
Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

Zbulohet emaili që ish-zyrtari i KiE i shkroi Epstein pas vizitës në Tiranë: Vajza të mrekullueshme

January 31, 2026
Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In