• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga krimi i dyfishtë/ Nga planet për martesë te vrasja për xhelozi, si nisën konfliktet mes shqiptarit dhe ganezes. Drama e përjetuar më parë 26-vjeçari

by Java News
03/10/2021 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i dyfishtë, që tronditi kryeqytetin, pasditen e së shtunës. 26-vjeçari nga Dibra, Klinton Pira, ishte zhvendosur prej vitesh në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë, ndërsa 3 vitet e fundit kishte emigruar në mënyrë të paligjshme në Angli.

Çifti shqiptaro-ganez kishte nisur historinë e dashurisë nga një njohje në internet. Ata duket se kishin një marrëdhënie solide, pasi 26-vjecari postonte foto me të dashurën ne rrjetet sociale, duke i shprehur ndjenjat. Madje mësohet se dashuria e tyre pritej të finalizohej në një martesë.

Por një lidhje e ndarë mes Francës dhe Tiranës, ku në mes kishte xhelozinë, është bërë shkak i debateve të shumta, të cilat vazhduan edhe një ditë para krimit të dyfishtë. I riu ishte deportuar në Tiranë, ndërsa 31-vjeçarja Jaësackie Jaboah vendos të udhëtojë në Shqipëri, për të sqaruar konfliktet e vazhdueshme.

Pasi ka mbërritur në Shqipëri, 31-vjeçarja është takuar me të dashurin e saj në banesën e marrë me qira ditore, në rrugën ‘Pjetër Budi’. Por, takimi i tyre është kthyer në një skemë krimi, ku sherri ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.

I riu ka goditur disa herë në gjoks të dashurën e tij, e cila e plagosur rëndë ka mundur të zbresë 8 kate për të kërkuar ndihmë dhe ka gjetur vdekjen më pas në spital. I gjendur në kushte të rënduara psikologjike, 26-vjeçari është vetëhedhur nga kati i 8 i banesës, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Por tragjedia në familjen Pira ka nisur disa vite më parë, ku i ati i Klintonit, Genci Pira, është gjetur i vetëvaruar në një pemë, në një fshat të Bilishtit. I riu në atë kohë ndodhej në Angli dhe e kishte përjetuar dramatikisht humbjen e të atit. Vdekja e babait u konsiderua si vetëvarje, por në Polici familjarët kishin deklaruar dyshimet e tyre për vrasje, për shkak të një hasmërie të vjetër me një familje tjetër nga Dibra.

Next Post
Tragjedi në Itali, avioni me 8 persona në bord përplaset me ndërtesën në Milano (VIDEO)

Tragjedi në Itali, avioni me 8 persona në bord përplaset me ndërtesën në Milano (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In