• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga hetimet në Greqi, si i rekrutonte Mondi “të fortët” shqiptarë, planifikoi vrasjen e drejtorit të burgut të Janinës

by A R
19/12/2024 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi hetimor ka zbuluar detaje të reja nga aktiviteti kriminal i shqiptarit Edmond Përbasha, i thirrur edhe ‘Mondi”, si dhe botën e krimit ku ai ishte përfshirë dhe rrjetin që drejtonte në vendin fqinj.

44-vjeçari nga Mirdita akuzohet se drejtonte nga burgu një grup kriminal në Greqi, teksa kishte planifikuar të sulmonte edhe drejtorin e Burgut të Janinës. Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga dosja, mes të cilave edhe një bisedë të përgjuar, ku flitet për Drejtorin e burgut, ku 44-vjecari vuante dënimin para se të transferohej në Diavata.

“Do dërgoj disa çuna nga Shqipëria, do t’i çoni diku që do t’ju them, t’i … shtëpinë e tij. Çfarë ka e nuk ka, në mal të gjithë. Do ta shkatërroj si familje. Do vijnë nga komando nga Shqipëria, mos u shqetësoni. A duan të dinë se kush është P…? Ua tregoj unë”.

Policia greke publikoi ehde pamje nga operacioni dhe hetimet për goditjen e organizatës kriminale. Në total për këtë grup janë arrestuar 26 persona, përfshirë drejtuesin e grupit dhe nipin e tij. Të gjithë janë shtetas shqiptarë e grekë.

Për të arritur qëllimet e tyre, organizata kriminale vepronte në dy nëngrupe, me strukturë dhe veprim të veçantë. Nëngrupi i parë përbënte “bërthamën e fortë” të organizatës, duke ndërmarrë si trafikun e lëndëve narkotike ashtu edhe kryerjen e krimeve të rënda që rezultonin në rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve dhe shkaktuan dëme të rënda materiale.

Nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar rreth 155 mijë euro cash, 1 kg kokainë, 32.6 kg marijuanë, 50 pilula ekstazi, 640 gramë MDMA, 16 peshore 23 rende, 5 pistoleta dhe shtatë karikatorë pistolete, 2 armë ajrore me karikatorë, jelek antiplumb, karikator Kallashnikovi me 29 fishekë, rrip fishekësh, 17 thika, grusht hekuri, shufër metalike, 12 makina dhe 9 motoçikleta, një mori pako najloni, fishekzjarre dhe gjeneruesa tymi, anabolike, celularë dhe karta SIM, media të ndryshme të ruajtjes së të dhënave dixhitale, 3 orë dore me vlerë të lartë, laptop, 110 paund britanik, kapele policie dhe 13 bojë spray.

Në nëngrupin e dytë, anëtarët e tij ishin më të ulët në hierarki dhe ishin aktivë ekskluzivisht dhe çdo ditë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Athinës Juglindore, konkretisht në Glyfada, Argyroupoli, Elliniko, Voula, Vouliagmeni, Vari, Alimo, Ilioupoli, Koropi, Lagonisi dhe Humnera, informon media greke.

Janë zbardhur disa ngjarje kriminale si sulmi me zjarr në një dyqan të kujdesit shëndetësor, në nëntor 2023 në Marusi, vendosje eksplozivi në qershor 2024 në hyrje të një pallati në Peristeri, rrëmbimi dhe shkaktimi i lëndimit të një personi, në gusht 2024, për borxhin e tij monetar, kërcënime ndaj oficerëve të burgjeve, në gusht 2024, vendosja e eksplozivit në gusht 2024, në një dyqan me interes shëndetësor në Argyroupoli dhe tentativa e vrasjes me armë zjarri dhe thikë ndaj dy personave, në tetor 2024 në Nea Smyrni.

Shqiptarët e akuzuar janë:
-Edmond Perbasha, 44 vjeç, nga Mirdita
-Klajvert Perbasha, 20 vjeç, nga Mirdita
-Mario Kojku, 20 vjeç, nga Lushnja
-Denhendri Kasemi, 22 vjeç
-Amarildo Hajderasi, 27 vjeç
-Ilia Shahini, 22 vjeç
-Evgjenia Lumani, 23 vjeç
-R. Plaku, 16 vjeç

Next Post
Zv/ministri i Jashtëm i RMV nga Korça: Nuk preket gjuha shqipe, as marrëveshja e Ohrit!

Zv/ministri i Jashtëm i RMV nga Korça: Nuk preket gjuha shqipe, as marrëveshja e Ohrit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In