• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga gjyqi i kontrollorëve/ Flora Ndreca shpërthen në lot, gjykata lë ‘porosi’ për të katërtin

by Java News
10/04/2021 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tre të dyshuarit për shpërdorim detyre në bashkëpunim e kanë mohuar rolin e tyre organizues për të bllokuar fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza”. Ndërkohë, nga kqyrja e mesazheve të lexuara në seancën me dyer të mbyllura del urdhri i një personi të katërt i cili shkruan “ bllokoni kullën”. Gazetasi.al mëson ekskluzivisht se gjykata ka pyetur tre të dyshuarit se kush është ky person

“Është shtetasi K.D dhe është kontrollor në AÇ/ APP  që është salla për menaxhimin e trafikut ajror”, mësohet të kenë thënë në këtë seancë tre të dyshuarit.

Sipas burimeve për Gazetasi.al gjykata i ka lënë detyrë urgjente prokurorisë ta identifikojë këtë person dhe ta vendosë përpara përgjegjësisë

Për të dyshuarën e parë Flora Ndreca, prokuroria kërkoi në seancë masën e arrestit shtëpiak dhe kjo kërkesë u pranua.

Gruaja ka shpërthyer në lot dhe tha se i kishte falur jetën detyrës që kryente

“Kam një fëmijë të vogël. I kemi dhënë ALBKONTROL-it jetën, por dhe kemi marrë prej tij” u shpreh Ndreca sipas të cilës nuk ka kryer asnjë akt të kundraligjshëm sa kohë sipas saj ishin të stresuar

Por gjykata sipas një burimi të Gazetasi.al ka komentuar: “Edhe ne jemi të stresuar nga vettingu, por nuk e braktisim detyrën. Përse nuk paralajmëruat për veprimet që do të kryenit dhe përse pas një viti konflikt ju u stresuat të gjithë në të njëjtën ditë?”

Dy të dyshuarit e tjerë  Muhin Mezini dhe Armando Fezga të cilët përfunduan nën masën arrest me burg dhe që dyshohen si më kryesorët, pretenduan se ishin aktivë në komunikimet në “Whats up” për shkak të rolit drejtues në sindikatën e pavarur të kontrollorëve të trafikut ajror

Armando Fegza, sipas burimeve të Gazetasi.al, këmbënguli dhe kujtoi se është Kryetar i Sindikatës  dhe se kishte porositur dhomat për të pushuar stafi i kontrollorëve nga fondi i Sindikatës dhe jo nga xhepi I tij. “Ne vendosëm të pushonim aty në hotel pasi ishim të stresuar” , këmbënguli Fezga që u mbështet edhe nga kolegu tjetër

Gjithnjë sipas burimeve të Gazetasi.al, Muhin Mezini mësohet të ketë thënë se atyre u ka ndryshuar jeta pasi nga paga prej 3 milionë e 600 mijë lekë marrin 1 milionë e 900 mijë lekë.

“Nuk e kemi organizuar ne, – këmbëngulën të dyshuarit,- mesazhet që keni kapur në telefon janë shkruar pasi kemi detyrën e kryetarit dhe sekretarit të sindikatës”

Por pavarësisht këtij qëndrimi, gjykata vendosi masën arrest me burg duke i lënë detyrë prokurorisë të gjejë kontrollorin e katërt.

Kurse Ndreca përfitoi nga fakti se ishte nënë e një fëmije të vogël dhe duhet të qëndronte pranë të miturit. SI 

Next Post
Kryesuesja e listës së PS/ Duraku: Ndryshuam Kukësin dhe do e vijojmë transformimin

Kryesuesja e listës së PS/ Duraku: Ndryshuam Kukësin dhe do e vijojmë transformimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

Kanadaja hap konsullatën e parë në Groenlandë pas deklaratave të Trump

February 6, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

Mbetjet nga Tajlanda, zhvillohet sot seanca për masat e sigurisë për 20 të arrestuarit

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In