Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër ku u plagosën 7 persona.
Mësohet se 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën dhe po marrin trajtimin mjekësor në spitalin rajonal të Lezhës.
Shkak për aksidentin mendohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i makinës ‘Audi’.
Një “Audi” me targa të Kosovës dhe një “Mitsubish|” me targa të Greqisë u përplasën.
Për pasojë autostrada është bllokuar në të dyja anët dhe qarkullimi i mjeteve është devijuar për nëaksin e vjetër “Kallmet-Dajç”.
Sakaq, pritet transportimi i të plagosurve që janë në gjendje të rëndë, drejt Tiranës.
/e.d