• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje/ Kush ishin dy motrat që u vranë sot në Tiranë, flet fqinja e njërës prej tyre

by Ardit Rada
31/12/2020 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë ku si pasojë e një konflikti në familje një 59 vjeçar ka vrarë bashkëjetuesen dhe motrën e saj, në sy të dy fëmijëve, shokoi opinionin publik në vigjilje të ditës së ndërrimit të viteve.

Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë motrat që u vranë në krimin makabër.

Mësohet, se Kristina dhe Përparimi kanë bashkëjetuar me njëri-tjetrin, por një konflikt i çastit mes tyre ka çuar në një fund tragjik.

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Përparim Ademi, 59 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, i cili vrau me armë automatik dy motrat. Ai është dorëzuar pak orë pas ngjarjes në polici dhe pranoi krimin e kryer, duke e motivuar atë për shkaqe xhelozie.

Mbi ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik mëngjesin e sotëm ka folur edhe fqinja e njërës prej dy motrave.

“Zhanetën e njihja që ka pasur jetuar këtu, ndërsa motrën tjetër jo. Unë kam 3 vjet që kam ardhur për vete, i kam gjetur këtu”, – tha ajo për Report tv. – “Përparimin e kisha parë kështu, por se njoh. Unë isha te çuni kur erdha u habita thasë se ça ka ndodhur. Nuk e di nëse kanë pasur konflikte apo jo. Ajo goca gjynah ishte shumë punëtore, ajo e shkreta kishte një çun jetim dhe shkonte dhe punonte si kamariere më duket. Zhaneta e ka pasur me duket një çun ka me burrin e parë, jo me këtë se më ketë bashkëjetonte. Me motrën nuk jetonte, kjo vinte e vizitonte shpesh”, tregoi fqinja.

Drejtori i Policisë se Tiranës, Rebani Jaupi në një deklaratë për mediat është shprehur se në vendin e ngjarjes është gjetur arma e krimit, një automatik që autori ka përdorur për krimin.

“E ka lënë automatikun në banesë dhe është larguar në këmbë pas pallatit. Kemi organizuar strukturat policore në të gjithë pikat kryesore të qytetit për të bërë të mundur kapjen e autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Arsyeja e kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë vijimi i bashkëjetesës. Në vendngjarje kanë qenë dhe fëmijët e një nga viktimave”, tha Jaupi./a.p

Next Post
15 vjeçari nga Vlora plagosi kunatin me armën e babait, zbardhet motivi i ngjarjes. Motra kishte pak ditë që ishte ndarë

15 vjeçari nga Vlora plagosi kunatin me armën e babait, zbardhet motivi i ngjarjes. Motra kishte pak ditë që ishte ndarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debat i ashpër në shtëpinë e BBV, Kristi lag me birrë banorin e ri: Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar

Debat i ashpër në shtëpinë e BBV, Kristi lag me birrë banorin e ri: Ke ardhur gjatë gjithë kohës duke mu fërkuar

January 1, 2026
Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

Valuta Lev largohet përfundimisht/ Bullgaria feston hyrjen historike në Eurozonë (FOTOT)

January 1, 2026
Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

Ylli shqiptar e nis me gol vitin 2026 në Angli, Anis Mehmeti nuk ka të ndalur (VIDEO)

January 1, 2026
Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

Tragjedia në resortin e skive/VIDEO – Shfaqet momenti i shpërthimit të zjarrit në lokal

January 1, 2026
Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët

January 1, 2026
Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

January 1, 2026
Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

Festimet, Proda takim me punonjësit e Rrugores: Zero tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit

January 1, 2026
Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

Lushnje, Benz-i me shpejtësi “skëterrë” merr para Volswagen-in. Pamje pas aksidentit

January 1, 2026
Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

Spiropali uron homologun qipriot për Presidencën e BE: Shpresojmë për një proces zgjerimi gjithëpërfshirës! Begaj: Fokusi tek integrimi i..

January 1, 2026
Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit Daci: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

Kurti mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-kryeparlamentarit Daci: Emër me rëndësi në historinë e shtetndërtimit të Kosovës

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com