Erjon Benga, 23-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në kryeqytet, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.
Benga është arrestuar para dy vitesh për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, raporton Panorama.
I riu është akuzuar nga policia se, në bashkëpunim me një person tjetër, ka shantazhuar ish-të dashurën se do ti publikonte një video intime, nëse ajo nuk i jepte 2.000 euro.
Pasditen e sotme, rreth orës 18:17, në Laprakë, u vra me armë zjarri në atentat Griselda Gjikola, 17 vjeçe dhe u plagos Erjon Benga, 23 vjeç.
Dy të rinjtë ndodheshin në automjet ndërsa mes tyre dyshohet se kishte një lidhje të re dashurore.
/a.rada