Ish-efektivi i policisë, 35-vjeçari Boran Bërçama dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci, janë qëlluar me armë zjarri, top pistoletë, nga një distancë e afërt.
Krimi ka ndodhur në sy të fëmijës një vjeç e gjysmë. Foshnja ndodhej në vendin e pasagjerit përpara, në prehrin e gruas së vrarë dhe fatmirësisht ka shpëtuar nga plumbat.
Autorët dyshohet të jenë të paktën dy persona, të cilët kanë ditur mirë çdo lëvizje të viktimave. Në shënjestrën e tyre, përveç ish-punonjësit të policisë ka qenë edhe bashkëjetuesja Silvi Ndoci, për të zhdukur çdo dëshmi të mundshme.
Nga dyshimet e policisë duket se bëhet fjalë për një krim të kryer nga profesionistë, duke parë saktësinë e goditjeve me armë zjarri, ndërsa autorët kanë qenë të maskuar.
a.ç











