Burime nga grupi hetimor zbardhin të tjera detaje sa i përket grabitjes spektakolarë të bankës në ish-Bllok, ku u morën 200 milionë lekë.
Mësohet se Roland Liti dhe Alan Babameto i kanë pasur një borxh të konsiderueshëm të arrestuarit të tretë, Robet Kulla. Kjo ka qenë arsyeja që për të siguruar borxhet, autorët kanë thyer murin e lokalit ngjitur me bankën, për të depërtuar më pas në kasafortën që grabitën.
Policia kreu dje arrestimin e tre shtetasve, ndërsa u gjeti shuma të konsiderueshme parash dhe municon. Dyshimet lidhen edhe me përfshirjen e personave të tjerë në grabitje.
Nga hetimet nuk bëhet e ditur se cila është shuma që Liti dhe Babameto i detyroheshin djalit të Nehat Kullës, por policia tha sot se tre të prangosur nuk kanë pranuar të flasin para grupit hetimor. /r.a











