Një banesë ka marrë flakë në mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen Partizani.
Dyshohet se një 68- vjeçar me probleme të shëndetit mendore i ka vendosur zjarrin banesës së tij ku jetonte dhe më pas është larguar.
Policia dhe forcat zjarrëfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve teksa prej minutash kanë dyshuar se 68-vjeçari gjendej në brendësi të saj.
Pasi kanë shuar zjarrin kanë konstatuar të kunderten. Ndërkohë dëmet materiale në banesë janë të mëdha pasi dhoma ku jetonte i moshuari është djegur plotësisht.
/a.r