• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Destabiliteti, kur interesi marton Ramën me Berishën

by Lorenc Vangjeli
12/02/2026 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Nga Lorenc Vangjeli

Duket si paradoks. Ngjan si pamundësi. Teorikisht është në kufijtë e të pabesueshmes. Por njëkohësisht, është edhe një mundësi logjike, që për shkak të rrethanave dhe interesave krejtësisht të ndryshme, dy ekstremet politike në vend, Rama dhe Berisha, t’i bashkojë interesi i përbashkët për “pak lojë” me destabilitet të vendit.

I dyti, që është pala e parë e interesuar në këtë ekuacion logjik, natyrisht është Berisha. Mbas dy protestave me regji e skenografi të përcaktuar, lideri i opozitës kërkon që vendi të rrëshqasë në destabilitet. Ky do të ishte momenti ideal për rifaktorizimin e opozitës në lojën politike të përditshmërisë së vendit. Sepse në përpjekjet për rinormalizimin e situatës, opozita do të ishte pala bashkëbiseduese në negociatat për zgjidhje. Ku padyshim, sipas traditës qesharake të Shqipërisë, faktori ndërkombëtar do të ishte gjithashtu arbitri i ftuar në tryezë. Kjo gjë nuk ka ndodhur më në Shqipëri prej pothuaj një dekade. Për opozitën do të ishte pozitiv çdo ndryshim sado modest nga Status Qo-ja humbëse i Status Quo-së aktuale. E pafuqishme në Kuvend, me diferencë të madhe elektorale nga PS, e paaftë të përfitojë politikisht nga spiralja e andrallave penale ku ka hyrë maxhoranca, e frustruar nga dilemat për qëndrimin e saj ndaj SPAK-ut dhe ende në përpjekje për të çarë izolimin e vjetër ndërkombëtar, kryesisht non gratat amerikane dhe britanike, për opozitën kjo do të ishte zgjidhja ideale. Ajo është kryqëzuar me shpatulla pas murit dhe nuk ka mundësi të bëjë më asnjë hap pas edhe kur duket se hedh ndonjë hap të ndrojtur bashkëpunimi me pozitën. Kjo është një nga mënyrat për të shpjeguar dhunën e orkestruar dhe skenike në fundin e dy protestave të njëpasnjëshme të këtij dimri. Kjo taktikë, përveçse një injeksion adrenaline për militantët, është tentativë e maskuar keq për të tërhequr maxhorancën në një spirale dhune si kundërpërgjigje. Protesta e tretë e 20 shkurtit parashihet të kulmojë dhe më tej në të njëjtën mënyrë apo edhe me përshkallëzimin e dhunës dhe qëndresës në shesh. Për të shkuar kështu drejt ëndrrës dhe makthit të Berishës për të patur edhe ai 21 janarin e tij. Edhe Rama, edhe Berisha e dinë që historia e këtyre 15 viteve të fundit në Shqipëri, do të ishte krejt ndryshe pa atë masakër kriminale dhe të pakuptimtë në bulevard. Ndaj nëse njëri kërkon rikthimin në Tiranë të fantazmës së asaj të Premteje të Zezë, por tashmë nga pozitat e viktimës, tjetri di se nuk duhet të zërë kurrë vendin e agresorit të dikurshëm.

I pari, që është pala e dytë e interesuar në këtë ekuacion logjik është Rama. Mbas një fitoreje në kufijtë e të pamundurës dhe të një përmase epike, normaliteti dhe rrjedha logjike e ngjarjeve, për paradoks duket se nuk është në interes të kryeministrit. Ndryshe nga sa ishte menduar dhe pikërisht për shkak të thellësisë së triumfit të tij vetjak në zgjedhjet e vjetshme, Rama nuk realizoi planin e tij të katarsisit të kampit të tij. Rinovimi pothuaj tërësor i grupit parlamentar me njerëz të rinj pa ngarkesa dosjesh penale në shpinë, nuk u shoqërua me të njëjtën skemë edhe në qeveri. Qeveria Rama 4 është identike me Rama 3, edhe pse kryeministri e dinte mirë serinë e halleve me SPAK që pritej të kishin, siç po ndodh, një pjesë domethënëse e kabinetit të tij. Zëvendësja e tij Balluku është pika më domethënëse e mosveprimit të tij atëherë kur mund të hiqte dorë dje nga çfarë nuk ka sot në dorë ta mbajë. Në vend të saj, ai hapi disa fronte beteje pa ndonjë domethënie të veçantë. Turi në bashkitë e vendit, aksioni për prishjet e tendave dhe ndërtimeve pa leje, edhe nëse ishin të nevojshme, nuk kishin asnjë urgjencë. Rama përdori fasho kirurgjikale në vend të mjekimit për plagët e ardhshme që po hapen në trupin e maxhorancës së tij. I shkeli syrin pasojave duke përqeshur shkakun. Edhe kursi i përplasjes me drejtësinë, më së paku, është i vonuar dhe me shumë një defekt i mosadresimit në kohë të problemit, sesa një tentativë për zgjidhjen e tij. Në këtë kuptim, një destabilitet i mundshëm dhe i kontrolluar i situatës së vendit, do t’i jepte atij mundësinë për të marrë spaletat e zjarrfikësit për shuarjen e saj. Do t’i jepte mundësi të stigmatizonte dhe njëherë kundërshtarin si të dhunshëm, si një bela që i ka rënë për pjesë dhe një jorgan puplash për të mbuluar hallet e ditës. Në një arbitrim të mundshëm ndërkombëtar, ai do të hynte me shumë karta fituese në dorë, por kryesisht jo për shkak të fuqisë së tij të vënë në diskutim, por të pafuqisë së kundërshtarit që pranohet pa asnjë diskutim.

Edhe pse duket si paradoks i pamundur dhe në kufijtë e të pabesueshmes kjo “martesë” interesi, fatmirësisht ka një vijë të kuqe që i ndan dy armiqtë e betuar. Dy njerëzit më të fuqishëm të Republikës së Zeqilandit i ndan fatmirësisht një bindje absolute: Mbi demonstruesit me molotovë mund të hidhet gaz lotësjellës, ujë me presion apo dhe mund t’u hedhë valle në shpinë shkopi i gomës, por nga kryeministria nuk do të qëllohet kurrë me fishekë luftarakë kundër tyre. Ndryshe, hataja bëhet mbret dhe Shqiperia, nje mbreteri e deshperuar!

Next Post
Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Qëlloi me kallash brenda bankës, momenti kur policia arreston 58-vjeçarin me paratë në duar (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

Mbrojtja e Rexhep Selimit: Kompensimi financiar mjaftoi që dëshmitari të gënjejë trupin gjykues

February 12, 2026
Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

Shehaj, Qori dhe Lapaj bojkotojnë nismën e Ermal Hasimjas për bashkimin e opozitës

February 12, 2026
Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

Haradinaj njofton largimin nga drejtimi i AAK-së: Nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës!

February 12, 2026
Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

Live Shorti/ Liga e Kombeve, Kosova mëson kundërshtarët në Grupin B3

February 12, 2026
Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

Përplasje e hapur SHBA–Kinë, CIA tenton të rekrutojë ushtarakë si informatorë në Pekin

February 12, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

Liga e Kombeve/ Shqipëria me fat, Kosova në grup të vështirë

February 12, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

February 12, 2026
Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

Tragjedi në Sudanin verior, 21 viktima nga mbytja e një anijeje në Nil

February 12, 2026
I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

I doli emri në skandalin e dosjeve Epstein, policia norvegjeze bastis shtëpitë dhe pronat e ish-zyrtarit të lartë të KiE

February 12, 2026
“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

“Fëmijët e burrit janë fëmijët e mi”/ Vajza e Mark Frrokut shpërthen ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kam!

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In