Paris Saint-Germain ka konfirmuar blerjen e Désiré Doué. Lojtari i kombëtares franceze ka nënshkruar një marrëveshje pesëvjeçare me kampionët në fuqi të Ligue 1. Doué ka qenë një nga asetet më të lakmuara në futbollin francez këtë verë.
Produkti i akademisë Stade Rennais pritej gjithmonë të largohej nga klubi ku u rrit, veçanërisht pasi ata nuk arritën pjesëmarrjen në garat europiane. Mesfushori është i gjithanshëm.
Ai është i aftë të luajë si Nr.8, Nr.10 dhe për këtë arsye kishte fituar interes të konsiderueshëm në Premier League, megjithatë, ai përfundimisht mbetet në Francë, duke iu bashkuar PSG-së për një tarifë që raportohet të jetë rreth 50 milionë Euro dhe ka nënshkruar një marrëveshje që zgjat deri në verën e vitit 2029.
Doué ka pasur një verë të ngarkuar, pasi ka qënë pjesë e kombëtares franceze në Lojërat Olimpike, megjithatë, ai do të jetë menjëherë në dispozicion të Luis Enrique.