Pezullohen 4 punonjës të Gardës, pasi dyshohet se nuk përmbushën detyrën për ndalimin e tymueseve në seancë. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Mësohet se 4 punonjësit e Gradës, po verifikohen për neglizhencë të detyrës.
Kujtojmë se edhe në seancën e djeshme, deputeti Saimir Korreshi ndezi tymuese në sallë, duke krijuar kaos, e duke bërë që seanca të mbyllej për 20 minuta.
Flakadanët i futën në Kuvend deputetet e opozitës Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, të cilat i kishin futur në çantat personale. Tre deputetët në fjalë u përjashtuan më pas nga Sekretariati i Etikës, për 10 ditë./m.j