• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dështuan shërbimet sekrete në Afganistan?

by Java News
20/08/2021 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas zhvillimeve të fundit në Afganistan, qeveria gjermane ndodhet nën presion. Nga të gjitha anët vijnë kritika, nuk përjashtohet një komision hetimor parlamentar për të shqyrtuar zhvillimet që zunë në befasi Gjermaninë.

Paralelisht me aksionin e evakuimit të personelit lokal afgan dhe ndihmësve të tjerë në Kabul, në Berlin ka filluar ballafaqimi politik në lidhje me zhvillimet e fundit që sollën në pushtet talibanët radikalë-islamistë në Afganistan. Të mërkurën u zhvilluan takime të komisionit të brendshëm parlamentar dhe instancës së kontrollit parlamentar të shërbimeve sekrete, PKGr. Akuza e ngritur, është se qeveria gjermane e nënvlerësoi marshimin e shpejtë të talibanëve.

Në komisionin PKGr, drejtuesi për sektorin e jashtëm të Shërbimit Informativ Gjerman, BND, Bruno Kahl iu përgjigj pyetjeve të deputëteve në takimin me dyer të mbyllura. Autoritetet përkatëse informuan, se sipas dijenive të shërbimeve informative zhvillimet e fundit në Afganistan nuk ishin të parashikueshme, u shpreh kreu i komisionit, Roderich Kiesewetter.

Më kritik ishte zëvendëskryetari i partisë liberale, dhe anëtar i komisionit parlamentar për kontrollin e shërbimeve sekrete, Stephan Thomae. BND-ja “në lidhje me Afganistanin ka bërë një vlerësim tërësisht të gabuar”. Kurse politikani i Majtë, Andre Hahn u shpreh, se qeveria gjermane në javët e fundit “nuk ka pasur plan” për shpëtimin e personelit lokal afgan.

Komision hetimor parlamentar

Ndërkohë janë shtuar zërat që dështimi në Afganistan të shqyrtohet përmes një komisioni parlamentar hetimor. Zëvendësi i liberalëve, Wolfgang Kubicki pret që pas zgjedhjeve parlamentare në shtator të krijohet një komision i tillë. Të Gjelbrit duan të presin deklaratën qeveritare të kancelares Merkel të mërkurën e ardhshme më 25 gusht. Merkel vetë e quajti aksionin e evakuimit “tejet të komplikuar” dhe një aksion ndërkombëtar të koordinuar, ku Gjermania luan rol të rëndësishëm.

Kritika janë drejtuar edhe ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme. Akuza që ngrihet kundër ministrit, Horst Seehofer është se ministria e tij ka vonuar pranimin e forcave okale. Por një zëdhënëse e ministrisë tha se, procedurat e pranimit të forcave lokale afgane janë bërë në ujdi brenda qeverisë gjermane.

Ndërkohë qeveria gjermanedo të ofrojë 100 milionë euro ndihmë të shpejtë për të larguarit në Afganistani. Siç njoftoi Ministria e Jashtme, me këto fonde do të mbështeten organizatat ndërkombëtare humanitare, që kujdesen për refugjatët në vendet fqinje të Afganistanit. Dhjetëra mijëra vetë kanë marrë arratinë në vendet fqinje pas ardhjes në pushtet të talibanëve, shumica shkojnë në Pakistan./ DW

/m.j

Next Post
Vuçiç poshtëron Albin Kurtin, po ndërton Serbinë e re në Kosovë

Vuçiç poshtëron Albin Kurtin, po ndërton Serbinë e re në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

Lufta në Lindjen e Mesme, anulohet ndeshja e kombëtares shqiptare në Turqi

March 5, 2026
Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

Sulmi nga dronët iranian, disa vende evropiane dërgojnë mjete detare për të mbrojtur Qipron

March 5, 2026
EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

EMRI/ Mbushi Italinë me kokainë, shqiptari kapet duke u arratisur me një “Porsche”

March 5, 2026
Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

Raketa iraniane në Turqi, Rutte: Nuk aktivizohet neni 5

March 5, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Mars 2026

March 5, 2026
Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

Irani mohon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Nuk i shënjestrojmë vendet fqinje

March 5, 2026
Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

Berisha: Dënoj sulmet e Iranit ndaj fqinjëve! Operacioni duhet të vazhdojë deri në mposhtjen e regjimit

March 5, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Nexhmedin Spahiu President

March 5, 2026
Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

Si mund të ndikojnë rezervat e pakësuara të armëve në konfliktin me Iranin

March 5, 2026
VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

VIDEO/ Zegjineja-Nokës: Bëre me shtëpi kunatat e tua greke, rumune, bullgare! Ty vetëm Gazi të vjen hakut, jepi llogari kolegut

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In