Projekti për Super Ligën ka dështuar. Pas tërheqjes së ekipeve angleze dhe skuadrat e tjera italiane dhe spanjolle kanë ndryshuar mendimin e tyre dhe nuk janë të sigurta për vijimin e projektit.
Në një deklaratë për mediat pas mesnate, vetë Super Liga ka njoftuar se tashmë projekti është pezulluar.
“Për shkak të rrethanave aktuale, ne do të vlerësojmë hapat më të përshtatshëm për të riformuar projektin, gjithmonë duke pasur parasysh qëllimet tona për t’i ofruar sportdashësve përvojën më të mirë të mundshme”, është ky njoftimi nga organizatorët e këtij projekti.
Por sërish në deklaratë thuhet se ata janë të bindur që sistemi aktual i futbollit ka një nevojë për ndryshimin dhe janë të bindur që projekti i tyre do të zbatohet më vonë.
Po ashtu komentojnë dhe largimin e klubeve angleze dhe për këtë gjë bëjnë fajtor presionin e shumtë që u ushtrua. Në fund në deklaratë drejtuesit e Super Ligës shprehen të bindur se projekti i tyre është në përputhje me të gjitha rregullat e futbollit Europian.
Projekti i Super Ligës ka disa kohë që diskutohet për dy ditë më parë 12 skuadra nga Italia, Spanja dhe Anglia vendosën që të zyrtarizonin duke krijuar një kompeticion të ri.
/a.r