Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook ka postuar njoftimin se për Kosovën në UNESCO do të votohet të hënën, më 9 nëntor. Në këtë postim ai po ashtu thekson dështimin e përpjekjeve të Serbisë që ky votim të shtyhej për datën 13 nëntor, kur shumica e përfaqësuesve të shteteve largohen nga Parisi.
Ky është postimi i plotë i ministrit Thaçi:
“Edhe një fitore e vogël por e rëndësishme procedurale sot në UNESCO. Tentativa serbe që votimi të shtyhet me 13 nëntor, kur edhe shumë shtete e lëshojnë Parisin, nuk pati sukses. Votimi u konfirmua për të hënën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.