Ka zgjatur vetëm 5 minuta seanca në Kuvendin e Kosovës, ndërsa opozita ka ndezur gaz lotsjellës që në nisjen e saj. Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar pushim, ndërkohë që dhjetëra gardistë ruanin ministrat dhe podiumin.
Pavarësisht se deputetët e opozitës janë kontrolluar imtësisht, ata sërish kanë gjetur mënyrën për të futur gazin lotsjellës në sallë, ndërkohë që opozita është e vendosur ta bllokojë Kuvendin deri në tërheqjen e qeverisë nga marrëveshjet për demarkacionin.
Një tjetër fakt që e tensionon marrëdhënien e Opozitës me institucionet është arrestimi i Albin Kurtit dhe deputetëve të tjerë.









