Manchester United tregoi se si një skuadër nuk duhet të mbrojë në ndeshjen që humbi me rezultatin 3-2 ndaj Brighton.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho pësoi 3 gola nga kundërshtari modest (Murray, Duffy dhe Gross me penallti), duke treguar se mbrojtja e “Djajve të Kuq” kishte nevojë për përforcime.
Për Manchester United shënuan Lukaku dhe Pogba me 11-metërsh.
Kështu, për United vjen humbja e parë në Premier League pas vetëm dy ndeshjesh të luajtura.
a.ç