• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështojnë zgjedhjet në 35 degët e PD, akuza të deleguarve të Bashës

by Aalison Pearse Stevens
30/06/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nuk po dështojnë vetëm për reformën në drejtësi dhe përballjen me partnerët tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE, PD dhe kreu i saj Lulzim Basha.

Partia Demokratike dhe të deleguarit e Lulzim Bashës kanë dështuar me procesin e zgjedhjeve në strukturat e brendshme. Ndërsa deri në datën e sotme, procesi duhet të ishte mbyllur sipas udhëzimit të kreut të demokratëve, procesi zgjedhor në 35 degë të çuara në zgjedhje të  parakohshme, janë në fazën fillestare.

Udhëzimi i Bashës që mban datën 28 prill urdhëronte të deleguarit që procesi i riorganizimit të degëve të përfundojë deri në datën 30 qershor. Ky afat ka përfunduar, ndërsa procesi është në fazën fillestare për shkak të përplasjeve, rebelimeve dhe bojkoteve.

Drejtuesit aktualë të degëve akuzojnë të deleguarit se në disa seksione nuk po bëhen mbledhje dhe emrat për kryetar do të zgjidhen në mënyrë preferenciale. Ata thonë se mbledhjet e seksioneve ende nuk janë bërë për shkak se anëtarësia aktuale refuzon zgjedhjet, ndërkohë akuzojnë të deleguarit se do të vendosin emra kandidatësh sipas preferencave dhe parapëlqimeve të tyre.

Ish-drejtuesi i degës së Pogradecit, i pari që dha dorëheqjen pas futjes së degës në zgjedhje, Renato Preza shprehet se aty ku ka interesa nuk bëhen zgjedhje. “Atje ku qëndrojnë interesat, këta klanorët nuk bëjnë zgjedhje. Dihet që në këto raste ata do të zgjedhin njerëzit që duan vetë dhe jo ata që janë të pëlqyer nga anëtarësia”, ka deklaruar kohë më parë Preza. Ai shton se në disa seksione ende nuk janë bërë mbledhjet, ndërsa në disa të tjera pjesëmarrja ka qenë minimale.

“Në degën e Pogradecit ka shumë anëtarë që nuk janë duke u angazhuar në procesin e riorganizimit dhe të votimit. Në shumë seksione nuk ka pasur ende mbledhje. Ka një hezitim nga anëtarësia për t’u futur në proces votimi. Ata janë tërësisht të paangazhuar pasi kundërshtojnë zgjedhjet. Ende nuk del qartë se kush duhet të propozojë kandidatët. Statuti po shkelet sepse ka mbledhje që bëhen vetëm me 7 persona”, thekson ish-kryetari i degës së Pogradecit. Demokratët e Vlorës po ashtu kanë refuzuar të bëhen pjesë e riorganizimit të degës. Drejtuesi i kësaj dege, Moisi Meminaj, thotë se procesi ka ngrirë.

“Procesi ka ngrirë, nuk ka orientim, nuk ka busull. I deleguari (Flamur Noka) thotë se po verifikohet anëtarësia. Ky proces duhet të ishte mbyllur por strukturat kanë refuzuar riorganizimin. Problemi është më i thellë se ç’mund të mendohet pasi strukturat po zgjidhen që nga fillimi, proces ky i zhvilluar në 2013”, u shpreh Meminaj. Ndërkohë, edhe dega e Durrësit është tepër problematike. Anëtarësia aktuale është rebeluar ndaj vendimit të Bashës dhe bojkoton mbledhjet.

ma.me

Next Post

Merkel, plan sekret për një “Evropë gjermane”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

Nga karta e rezidentit tek rezervimet me pagesë, lançohet Tirana Parking App

April 9, 2026
Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

Arrestohet 25-vjeçari me kallashnikov në Tiranë, bashkëpunëtori shpallet në kërkim

April 9, 2026
Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

Ibrahimaj: Ndryshimet në ligjin për portet turistike mbështesin investimet strategjike, s’ka mungesë transparence

April 9, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

Braçe lexon SMS-të në Kuvend: Pronarja e Lufrës na tha ‘më bie më lirë të blej qumësht pluhur’

April 9, 2026
Kriza e naftës, Japonia dhe Gjermania hapin rezervat e emergjencës

Bordi i Transparencës ul me 10 lekë çmimin e naftës dhe me 8 lekë benzinën

April 9, 2026
“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

“Bast i humbur”, The Guardian: Si Netanyahu doli humbësi kryesor i luftës…

April 9, 2026
Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

Braçe ngre shqetësimet e prodhuesve të qumështit, Salla: Produktet kontrollohen nga ferma deri në tryezë

April 9, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 10 Prill 2026

April 9, 2026
E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

E pazakontë në Tiranë! Gjenden 11 qen të ngordhur në kazanët e mbeturinave, nis hetimi

April 9, 2026
Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

Balla i drejtohet opozitës: Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In