• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështojnë negociatat PD-LSI për frontin e përbashkët opozitar

by A R
07/08/2017 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tentativë për të bashkuar opozitën e PD-së dhe LSI-së ka dështuar së fundmi, si pasojë e kundërshtimit të Lulzim Bashës që të krijohet një front fluid parlamentar në sezonin e ardhshëm që fillon në shtator.

Burime pranë opozitës bëjnë të ditur se ka pasur shkëmbime mesazhesh të rëndësishme mes Monika Kryemadhit, kryetares aktuale të LSI-së dhe liderit opozitar Basha, përcjellë nëpërmjet një “ambasadori” që gëzon marrëdhënie shumë të mira si me selinë blu ashtu edhe me Ilir Metën.

Siç mësohet është kërkuar që opozita e bashkuar të krijojë një front të përbashkët për reformën kushtetuese, zgjedhore dhe reformën në drejtësi për të penguar një draft që do të propozohet nga mazhoranca.

Lulzim Basha, pritet që të ketë një rol të rëndësishëm në Parlamentin e ri, duke marrë në dorë drejtim e reformës kushtetuese dhe zgjedhore, që është pjesë e paktit Rama-Basha që u arrit më 18 maj.

Basha, mësohet se është i gatshëm që të bashkojë me LSI-në në Kuvend kauzat opozitare kundër qeverisë, por ka bërë të ditur se reforma kushtetuese, ajo në drejtësi, si dhe reforma zgjedhore nuk do të duhet të politizohen, por duhet të jenë objekt i një procesi që kalon nga Parlamenti në publik, për tu miratuar më pas me konsensus në Kuvend dhe ndoshta edhe me referendum popullor.

Lulzim Basha, pritet që të jetë protagonisti i reformës së re që do të sjellë një “Republikë të Re”, ku do të projektojë një President të zgjedhur nga populli, një sistem zgjedhor bazik mazhoritar dhe një rol më të zbutur kushtetues të qeverisë. Parlamenti pritet të marrë një fuqi më të madhe kontrolli ndaj ekzekutivit, deri edhe me bllokimin e emërimeve apo edhe vendimeve që Këshilli i Ministrave mund të ndërmarrë për fonde publike apo për koncensione të ndryshme.

Basha, mësohet se është shprehur se nuk do të bëjë kompromis të fshehtë politik mbi reformën, që ai ka bërë të ditur se do ta drejtojë në një mënyyrë transparente, duke u konsultuar ngushtësisht edhe me faktorin ndërkombëtrar.

Ndoshta pikërisht për të ruajtur këtë rol që duket se i kanë projektuar Bashës ndërkombëtarët para dhe gjatë marrëveshjes me Ramën që çoi në një qeveri të përbashkët, kreu i PD ka përzgjedhur një grup parlamentar totalisht besnik që do të miratojë të gjithë nismat politike që do të dalin nga selia blu.

Panorama e sezonit të ri parlamentar duket se do të sjellë nga njëra anë një qeverisje e Ramës me “timonin pa njerëz në prehër”, por nga ana tjetër opozita do të jetë protagoniste e zhvillimeve politike në Parlament.

Ekziston një version që në krye të parlamentit shqiptar të emërohet një deputet që të marrë edhe përkrahjen e opozitës, ose të vijë nga opozita.

Por spikeri i ri i Parlamentit nuk do ta drejtojë Kuvendin si Ilir Meta për 4 vjet që e ktheu të enjten në një ditë përplasjeje dhe përleshjeje politike më shumë propagandistike, por më shumë profesionale për ligje, alternativa dhe debat mbi çështje të ditës.

LSI ka dashur që të jetë pjesë e një kompomisi me Bashën për vendet në Komisionin e Reformës, por edhe në komisionet që do të përzgjedhin krerët e trupave të larta të drejtësisë siç është Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeprokurori Special, kreu i Byrosë Kombëtare të Hetimit etj.

Lulzim Basha, duket që pas marrëveshjes që firmosi me Ramën si pasojë edhe e negocimit të zyrtarit të lartë të DASH, Hoyt Brian Yee, ka vendosur që të mos bllokojë më as vettingun e as reformën për drejtësi që nga shtatori nis e instalohet.

Kreu i PD-së i ka bërë të qartë LSI që është gati të ngrenë një aksion të përbashkët mbi kauzat kundër qeverisë, rrugë që mori të çarë që me rastin e çmimit të ujit në Tiranë, ku si PD ashtu dhe LSI sulmuan më fort njëra-tjetrën sesa Partinë Socialiste.

/tesheshi.com/

Next Post
”E majta qeveris, por LSI dhe PD janë në pushtet”, ja si i përgjigjet Rama komentuesit

Problematikat e Lezhës, Rama publikon raportin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In