• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi i Ri i Kadri Veselit dhe Fillimi i Ri i Albin Kurtit

by A R
12/06/2017 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lavdim Hamidi

“Fillimi i Ri” i Kadri Veselit në politikë rezultoi me debakël. Partia Demokratike e Kosovës nën drejtimin e tij ka marrë tatëpjetën, duke ia rrezikuar kështu pozitën e partisë më të madhe në vend, të cilën e ka mbajtur për hiç më pak se një dekadë.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, PDK-ja si e vetme, pa i llogaritur votat e partnerëve të koalicionit (AAK, Nisma dhe 13 parti të tjera të vogla), me shumë gjasë nuk do të dilte partia më e votuar në vend, pasi që edhe ashtu diferenca me partinë e dytë, lëvizjen “Vetëvendosje”, e cila ka garuar e vetme në këto zgjedhje, është shumë e ngushtë.

Me moton e fushatës “Fillimi i Ri” Veseli u përpoq të shkëputet nga keqqeverisja afatgjate e PDK-së në nivel qendror dhe lokal, nga korrupsioni i lartë, që ishte rezultat i kësaj keqqeverisjeje, nga kurdisja e tenderëve dhe e konkurseve publike, por pa sukses.
Pa dyshim se votuesi kosovar ishte i vetëdijshëm se “Fillimi i Ri” në asnjë mënyrë nuk do të ndodhë me politikanë të vjetër e të dyshuar për korrupsion dhe se nuk do të mundë të ketë drejtësi e as “Fillim të Ri” pa i zbuluar vrasjet politike të pasluftës, ku shumëkush ende e drejton gishtin nga Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK-u), të cilin e ka drejtuar vetë Kadri Veseli.

Askush nuk i besoi një “Fillimi të Ri” të Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt me PDK-në. Të dy këta politikanë u dëmtuan rëndë nga koalicioni parazgjedhor me partinë më të madhe në vend, ndonëse për vite me radhë e akuzonin kreun e saj (Kadri Veselin) dhe SHIK-un për montim të proceseve gjyqësore dhe kapjen e shtetit, siç thoshin, nga klani “Pronto”, prandaj si koalicion parazgjedhor i “Krahut të Luftës” humbën rreth 12 për qind të votave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014.
Votuesi nuk iu bind pohimeve se bashkimi i këtyre tre liderëve është bërë për interesa shtetërore, ashtu siç u tentua të kamuflohej fillimisht, pasi që u pa qartë se ky bashkim ishte vetëm për interesa personale e partiake.

***

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pa dyshim se nuk ka parë asnjë “ditë të bardhë” nën drejtimin e Isa Mustafës. Prejse Mustafa e ka marrë drejtimin e LDK-së, në nëntor të vitit 2010, kjo parti u godit në vazhdimësi në bastionet e saj.

Humbën komunën e Prishtinës në vitin 2013, të cilin e kanë qeverisur që nga paslufta, por u kënaqën nga koalicioni me PDK-në në vitin 2014, kur e morën drejtimin e Qeverisë.

Por, pikërisht ky koalicion i kushtoi shumë shtrenjtë Isa Mustafës dhe LDK-së, pasi që në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit pësuan rezultatin më të dobët zgjedhor në historinë e këtij subjekti politik.

Nga vendi i parë apo i dytë që e mbanin për një kohë të gjatë në garën politike, LDK-ja ra në vendin e tretë, duke u mundur nga lëvizja “Vetëvendosje”, e cila është vetëm hera e tretë që merr pjesë në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Nuk ishte i papritur ky rezultat për LDK-në në zgjedhjet e së dielës, kur elektorati i saj u zhgënjye rëndë nga koalicioni me PDK-në në vitin 2014, pavarësisht deklaratave të kreut të partisë se kurrë s’do të bënte koalicion me këtë subjekt politik dhe nga zgjedhja e Hashim Thaçit president të Kosovës në vitin 2016, etj.
Ndërsa ata deputetë të LDK-së që nuk e votuan Thaçin për president u lanë jashtë listave partiake zgjedhore ose u pozicionuan shumë keq, siç ishte rasti me deputeten më të votuar të LDK-së, Vjosa Osmanin, të cilës iu la vendi i 81-të në listën partiake për deputet për zgjedhjet e 11 qershorit.

***

Fituesi i vetëm moral i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit është lëvizja “Vetëvendosje” dhe kandidati i saj për kryeministër Albin Kurti.

Nga pakënaqësia me liderët që qeverisën me vendin që nga paslufta, nga shkalla e lartë e korrupsionit, nga papunësia dhe varfëria e lartë, lëvizja “Vetëvendosje” arriti t’i dyfishojë votat në raport me zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2014, derisa të gjitha partitë politike u ballafaquan me “rënie të lirë të votës”.

Vota për “Vetëvendosjen” në fakt ishte rezultat i zhgënjimit me dy blloqet tjera, të ashtuquajturin “Krahun e Luftës” dhe “Krahun e Paqes”, të cilët nuk treguan konsistencë në qëndrimet e tyre politike, duke shkelur “vijat e kuqe” sa herë që hynte në kombinim posti i kryeministrit. Dhe ky post me gjasë po u fshihet me “vijë të kuqe” të gjithë atyre që i shkelën vijat e tilla. /Zeri.info

Next Post
LSI, Gjosha: Mbështesim arsimin profesional, ulim taksat për biznesin fason

LSI, Gjosha: Mbështesim arsimin profesional, ulim taksat për biznesin fason

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

E reja u plagos me armë në dhomë, i dashuri në pranga! Çfarë ndodhi dje në hotelin “Gjuta”?

February 15, 2026
Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

Rama: Më ka ardhur ftesa nga Trump! Do të jem në Uashington për themelimin e Bordit të Paqes

February 15, 2026
Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte me makinë emigrantët e paligjshëm kundrejt 2.5 mijë eurove, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

February 15, 2026
Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

Plagosja e 18-vjeçares dje në Sauk, policia ndalon të dashurin e saj 22-vjeçar

February 15, 2026
Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

Dashuri me kushte, pse kontratat paramartesore po bëhen ‘plani B’ për çiftet shqiptare

February 15, 2026
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In