• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi/ Rezultatet për Këshillat Bashkiakë zbulojnë: Meta dhe Berisha humbën gjysmë milioni vota për dy vite

by Java News
17/05/2023 20:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Votat e mbledhura për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit tregojnë një tablo dramatike për opozitën shqiptare.

Sipas të dhënave të përpunuara nga redaksia e Shqiptarja.com, Bashke Fitojmë (pra Berisha + LSI dhe aleatët), është votuar nga vetëm 247 mijë shqiptarë, duke humbur 337 mijë vota krahasuar me ato që PD dhe LSI mblodhën (veçmas) në zgjedhjet vendore të vitit 2015.

Ndërkohë humbën 480 000 vota krahasuar me totalin e votave që ndaras PD (622 000 vota) dhe LSI (107 000 vota) morën në 2021 në zgjedhjet politike.

Opozita në tërësi (PD e vulës + Bashkë Fitojme) ka marrë gjithsej 350.000 vota, por prape ka humbur 228.000 vota në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe madje 380.000 në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të 2021. Në këtë rast diferenca bëhet duke marrë parasysh votat që PD dhe LSI morën veçmas në dy zgjedhjet.

Nga ana tjetër, më 14 maj, Partia Socialiste grumbulloi 578 mijë vota vetëm në këshillat bashkiakë, pra 175 mijë vota më shumë se në zgjedhjet administrative të 2015-ës, por humbi 190 mijë në krahasim me zgjedhjet politike të dy viteve më parë. Partia Socialiste, pavarësisht se ka humbur forcën elektorale, ka arritur të fitojë kudo në vend dhe shifrat tregojnë se triumfi i saj nuk ka ndodhur si rezultat i manipulimeve siç pretendojnë Sali Berisha dhe Ilir Meta, por për shkak të votave të humbura nga e gjithë opozita që është dyfishi i atyre që humbën socialistët.

Apelit të Berishës dhe Metës, të cilët përpiqeshin të mposhtnin vetë mazhorancën, i mungonin gjysmë milioni vota, të cilat asnjë manipulim në botë nuk mund t’ua kishte vjedhur. Përkundrazi, të dhënat konfirmojnë atë që kemi shkruar prej tre ditësh: ishin opozitarët që bojkotuan zgjedhjet si një formë proteste ndaj çiftit Berisha-Meta që ende pretendojnë se dominojnë skenën politike.

Shqiptarët duke mos marrë pjesë në votime i dënuan me disfatë. Tani i takon ata të kuptojnë mesazhin dhe të tërhiqen, ose të këmbëngulin që të qëndrojnë dhe t’i japin mundësinë Edi Ramës dhe socialistëve që të qeverisin pafund./shqiptarja

Next Post
Benet Beci apo PS? Ja si e shpjegon Agron Çela fitoren për herë të parë të socialistëve në Shkodër

Benet Beci apo PS? Ja si e shpjegon Agron Çela fitoren për herë të parë të socialistëve në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

Rienergjizimi i PS, Rama ‘thumbon’ opozitën: Ku janë tani që flasim? Pastaj thonë ‘ja patronazhistët’

April 3, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimin e naftës në 224 lekë, ulja e akcizës amortizon 9 lekë/litër, edhe gazi do rritet

April 3, 2026
Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me termometrin

April 3, 2026
Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

Avioni luftarak amerikan F-15E rrëzohet mbi Iran, nis operacion urgjent shpëtimi për ekuipazhin

April 3, 2026
Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

Seanca në Administrative, Ndreca: A është Ols Dado prokuror apo jo? Këtë duam të dimë

April 3, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

Tragjedi në Durrës! Humb jetën në shkollë 17-vjeçari, dyshohet arrest kardiak

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In