Partia Demokratike do të dalë sot vonë në një deklaratë për mediat, në të cilën do të flasë për dështimin e negociatave me qeverinë për t’i dhënë fund krizës politike. Negociatat dështuan, pasi palët nuk bien dakord për datën e zgjedhjeve. Kryeministri nuk tërhiqet nga 18 qershori maksimumi deri ne 23 korrik, ndërsa opozita kërkon shtyrje të zgjedhjeve deri në vjeshte sipas saj me implementimin e numërimit elektronik dhe identifikimit biometrik të votuesve.