• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dështimi me doganat, nuk rinovohet kontrata me “Crown Agents”

by
07/08/2015 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dështimi me doganat, nuk rinovohet kontrata me “Crown Agents”

Ministria e Financave nuk do të rinovojë më kontratën me kompaninë, e cila asiston doganat shqiptare Crown Agents. Burime konfidenciale për Vizion Plus pohojnë faktin që vetë Ministri i Financave ka vendosur që të mos prishë marrëveshjen me kompaninë britanike, por po ashtu ai nuk do ta shtyjë atë edhe për 12 muaj të tjerë, siç parashikon një klauzolë e kontratës, raporton TEMA.

Në marrëveshjen e miratuar në fund të vitit 2013­të, neni 9 linte një hapësirë për shtyrje të saj edhe me 12 muaj: 1. Kjo marrëveshje lidhet për një afat 24­mujor (viti I dhe viti II), me të drejtë rinovimi edhe 12 muaj të tjerë (viti III), sipas përcaktimeve të nenit 2.3 të kontratës. Vendimi për rinovimin ose përfundimin e zbatimit të marrëveshjes merret nga Këshilli i Ministrave. Për çdo vit Crown Agent i merr qeverisë shqiptare një vlerë të konsiderueshme parash, e cila shkon në 4 milion e 250 mijë euro.

Vitin e parë ajo morri edhe 400 mijë euro për shërbimin e automjeteve. Në dokumentin e hartuar për pagesat që do të bëjë buxheti i shtetit në vitet 2015 deri në 2018­ën, financat parashikojnë të japin paratë për Crown deri në shkurt të 2016­ës, në kohën që përfundon marrëveshja, dhe nuk buxhetojnë shpenzime të tjera për këtë kompani.

Burimet thonë për Vizion Plus, se vetë kreu i financave ka qenë mjaft i pakënaqur me performancën e kompanisë, e cila zotohej në kontratë se do të rriste të ardhurat doganore me 1% të GDP­së, që i korrespondon një vlere prej 1.1 miliard eurosh. Për vitin 2014­të shtesa në të ardhurat doganore ishte 700 milion euro. Mësohet se kjo situatë ka hapur edhe diskutime në Ministrinë e Financave, nëse duhet të vijonte pagesa e shtetit për këtë kompani apo jo, por mqs detyrimi kontraktual ishte që në shkurt ministria duhet të kishte mbyllur pagesën e vitit të parë dhe publikimi i produktit të brendshëm bruto u bë në prill, kompania arriti të merrte paratë.

Next Post

Njihuni me "binjakët vampirë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

March 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha ka aleat natyral Albin Kurtin në Kosovë?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In