• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dështimi i Zgjedhores”/Gogu: Shfaqja e rradhës e luftës së gjelave ne ish PD-në

by A M
19/01/2024 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-Gjiknuri është thjeshtë, shfaqja e rradhës e luftës së gjelave tek ish Partia Demokratike.

Është e pamundur t’iu vish pas avazit kapriçove të protagonistëve të rradhës, që zgjidhen nga Papafingot e arrestit, dhe nuk është fare çudi sesi masa e prokurorisë për ndalimin e komunikimit, nuk pengon urdhërat që arrijnë tek protagonistët duke përdorur valët e dashurisë për udhëheqësin që shkojnë e vijnë nga Papafingua.
Është e njëjta PD me emra të logjikshëm mes tyre, që nga njëra anë quan provokim prezencën fizike të Presidentit në sallë për të mbajtur fjalën e rastit e në anën tjetër insiston për mbajtjen e komisionit që drejton me prezencë fizike, në një kohë që gjithë komisionet e tjera zhvillohen online.
Prezenca dhe fjala e Presidentit në Sallë është po aq kushtetuese sa edhe dëshira e deputetes së nderuar Flutura Açka për prezencë fizike të deputetëve në një mbledhje komisioni.

Vijmë tek Komisioni i Reformës Zgjedhore.
Duhet të jemi të qartë! Papafingua nuk po bën betejë për reformën zgjedhore!
Beteja e gjelave të opozitës bëhet jo për votimin në komisionin e reformës!
Eshtë betejë mes tyre se cili do administrojë të drejtën e vetos që gëzojnë bashkëkryetarët e Komisionit.
A mund të na thotë njeri sesi mund t’i ndihmojmë ne në betejat e tyre që synojnë pronësinë mbi të drejtën për të bllokuar çdo votim në komision të reformës zgjedhore?

Qëllimi është bllokimi, jo reforma!
Çfarë presin gjelat e opozitës? Që Rama të verë në dispozicion votat e maxhorancës duke zgjedhur që t’i dhurojë të drejtën e bllokimit ndonjërit prej Papafingove të opozitës?
Janë 2 grupe tek ish-PD që bllokojnë njeri-tjetrin gjatë gjithë ditës dhe pastaj zihen darkave në çdo studio televizive se cili po ndihmon më shumë Ramën.
Skenat e sotme në Komisionin e Reformes janë identike me skenaret e zbatuar nga Papafingua kur zhvilloheshin zgjedhjet në Partinë Demokratike. Të dyja palët e zgjedhjeve në formacionin që akoma quhet PD.
Sepse të dyja palët e zgjedhjeve të zhvilluara në PD synonin kaosin dhe jo zgjidhjen.
Eshtë e njëjta kulturë bllokuese tek të 2 grupet. Njëri grup kujton se po përdor muskujt dhe tjetri kujton se po përdor trurin kur abstenon pasi ka thirrur mbledhjen.

Ne socialistet në këtë histori nuk i ndihmojmë dot.
Ndaj sa herë që Zonja Açka do thërrasë mbledhje me prezencë fizike, do shkojmë fizikisht në mbledhje.
Sa herë të thërrasë mbledhje Alibeaj, ne do paraqitemi në mbledhje.
Fizikisht!
Ne jemi koshient dhe kuptojmë shumë mirë rolin e opozitës në procesin e reformës zgjedhore, ndaj do jemi aty fizikisht.
Do presim me durim opozitën derisa të vetëzhbllokohet nga vetëshkaterrimi.
Në çdo tryezë!
Por mbi të gjitha në atë të reformës zgjedhore!

/a.d

Next Post
EMRI/ Makina del nga rruga në Lushnjë dhe përfundon në kanal. Drejtuesi në gjendje të rëndë

EMRI/ Makina del nga rruga në Lushnjë dhe përfundon në kanal. Drejtuesi në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

April 7, 2026
Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

Ushtria izraelite paralajmëron qytetarët në Iran: Shmangni përdorimin e trenave deri në orën 21:00

April 7, 2026
Nuk ndalen sherret me thika pranë shkollave – 13 vjeçari godet me mjet prerës të miturin në Sarandë

Përndjekje dhe plagosje, një në pranga dhe një në kërkim në Sarandë

April 7, 2026
Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve

April 7, 2026
Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

Turizmi/ Më shumë vizitorë nga Kosova e Italia, Gjermania e Franca në rënie

April 7, 2026
Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

Ndërsa shtohet “kërcënimi” nga energjia, inflacioni bazë është i qëndrueshëm sipër 3%

April 7, 2026
Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

Gara e AI/ SHBA-të dhe Kina ‘luftë’ për dominimin global

April 7, 2026
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

Aksident tragjik në autostradën Levan-Vlorë, humb jetën i riu

April 7, 2026
Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

Mediat: Mojtaba Khamenei po trajtohet për gjendje të rëndë në Qom, i paaftë të qeverisë Iranin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In