Dje është publikuar dokumenti i cili tregon qartazi se trupa elektorale të drejtuesit politik, të Lulzim Bashës, në shumicën e qarqeve kanë dështuar. Pra, nuk kanë arritur objektivat e kërkuara nga kreu demokrat.
Basha ka kërkuar rreth 707 000 vota nga të tijët, por në fakt ata nuk mundën t’i sillnin më shumë se 630 000.
Objektivi i Bashës ka qënë i qartë. Ndoshta 70-71 mandate, ose rreth shifrës së “artë” për formimin e qeverisë dhe nga ana tjetër LSI, aleate, që merrte mandatet e saj.
Por, ajo që ndodhi ishte krejt ndryshe. Basha u tradhëtua nga të tijët, dhe tashmë ata që e tradhëtuan, nuk kapën objektivat, nuk mundën dot të siguronin mandatet. Me gjithë gjithë pushtetshmërinë që kishin në bazë, kanë shpallur fitoret.
Në një nga rastet më flagrante, është qarku i Koçës, ku shifrat e analizuara flasin vetë.
Flasin ashtu si në vitin 2017, kur në qarkun e Korçës u siguruan vetëm katër mandate, me 42 mijë vota dhe u shpall fitore.
Në fakt Partia Demokratike, në vitin 2013 kur u largua nga pushteti e kishte lënë “thesin” me plot 56 mijë vota.
Gati 30% e votave kishin humbur rrugës, dhe këto nuk njiheshin. Bëhej sikur nuk dihej dhe shpallej fitorja.
E njëjta situatë, turpësisht po ndodh dhe tani në vitin 2021, e cila është sirena e alarmit dhe paralajmërimi për një katastrofë në 2025.
Por, pse kjo? Pse këto shifra?
Ka një grup njerëzish që llogarinë e bëjnë thjeshtë dhe vetëm për interest e tyre politike të momentit dhe nuk i hyjnë thelbit të problemit.
Në vitin 2013, PD ka marrë 56 mijë vota. Në atë kohë me më pak aleat sesa kishte në vitin 2021. Kishte 56 mijë vota me PDIU, LZHK-në, etj.
Ndërsa sot në vitin 2021, Partia Demokratike në qarkun e Korçës ka 50 mijë vota, megjithëse aleate i është shtuar PBDNJ, pra Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila ka një efekt elektoral prej të paktën tre mijë votash në qarkun e Korçës.
Nga ana tjetër në vitin 2013, FRD ka qënë me vete, kurse në vitin 2021 i është bashkuar Partisë Demokratike dhe në këtë qark, ka një rezultat në dy palë zgjedhje, afërsisht rreth një mijë vota.
Në targetin, pra në numrin maksimal të votave të kërkuara nga qendra në qarkun e Korçës ishte vendosur një shifër. Ajo ishte 60 400, një shifër shumë reale.
Partia Demokratike ka mundur të lërë pushtetin me 56 mijë vota, pas tetë vitesh në opozitë, duhej të rikuperonte vota, rreth 3 mijë vota, PBDNJ dhe FRD, në total 60 mijë vota, sot do të duhej ishte një shifër e pranueshme.
Dhe është fiks afër realitetit elektoral që ndodhi me Partinë Socialiste, e cila nga 63 500 vota në 2013, 62 500 vota në vitin 2017, shkoi në vitin 2021 në 60 200 vota.
Mjaftonte që Partia Demokratike të kishte një votë më shumë për të pasur 6 mandate në qarkun e Korçës.
Këto pa llogaritur LSI-në, e cila kaloi në një gropë tjetër elektorale. Pasi, PD nëse do të arrinte rreth 60 mijë vota dhe LSI-ja do të kapte targetin e saj, prej rreth 14 mijë votash, në Korçë do të kishte një përmbysje elektorale në krahun tjetër, ku demokratët bashkë me LSI-në, do të ishin diku në 7 mandate dhe Partia Socialiste në vetëm 4.
Por, kjo nuk ndodhi.
Nuk ndodhi sepse Partia Demokratike e drejtuar nga Edmond Spaho dhe Ervin Salianji, dështoi. Megjithëse është shpallur fitorja dhe suksesi, ka një dështim total.
Ka 10 mijë vota më pak të gjetura në kuti, sesa objektivi i vendosur. Dështimi është gati 15%.
Nga ana tjetër, po trumbetohet se ka pasur një fitore, kur ka pasur një humbje të turpshme dhe më pak vota se në vitin 2013.
Në çdo qark, ka pasur më pak vota se ditën kur PD-ja ka dalë në opozitë. Drejtuesit politik të këtij qarku, jo vetëm që duheshin shkarkuar, por duhej bërë edhe një reformë e thellë në degët e atyre zonave elektorale.
Në bazë të shifrave të krahasuara jo vetëm me objektivat, por edhe me rezultatet elektorale të të paktën tre palë zgjedhjeve të fundit, 2013, 2017 dhe 2021.
E në rast se 2017-ta është një gropë e papranueshme zgjedhore, atëherë do mund të merrej edhe 2009-ta, me një mesatare të caktuar, e cila tregon qartazi se kush është e vërteta elektorale e Partisë Demokratike.
Në Korçë pati një dështim, nga dy drejtuesit politik, Edmond Spaho dhe Ervin Salianji. Ishte i vetmi qark që kishte dy drejtues politik.Skandali-Manipulohen votat në Maliq/ Votojnë më shumë se në Korçë
Në fakt i pari, nënkryetari i PD-së ishte më i tërhequr, më agresivi dhe më drejtues politik në këtë qark, dukej Salianji. I cili edhe pse tundej ekraneve, në fakt ka humbur dhe Lulzim Basha, dhe ekipi drejtues i PD-së, do të duhej t’i drejtonte gishtin dhe ti kërkonte llogari për gjëmat e tij në Korçë, për konfliktet e ndezura me kreun lokal, Andrea Mano, për përplasjet me kryetarët e degëve, për përplasjet mes Spahos, dhe Salianjit.
Ato të raportuara në media, që flasin për skandale deri në rrahje. Dhe sherre e konflikte të tjera, të cilat sollën në fund, një rezultat katastrofik elektoral, i cili është më pak se në vitin 2013. Një rezultat katastrofik elektoral, i cili është më pak se në çdo kohë tjetër, krahasuar edhe me 2017.
Në rast se do të merrej i mirëqënë fakti i rikuperimit të votave që Partia Demokratike duhej të kishte pas tetë vitesh në opozitë.
Shifrat flasin vetë. Në vitin 2013, PD bashkë me aleatët në total, me aleatët e rinj të vitit 2021, ka jo pak por gati 60 mijë vota. Kaq i janë kërkuar Ervin Salianjit dhe Edmond Spahos, në vitin 2021.
Por, ata nuk kanë mundur dot të marrin më shumë se 50 mijë vota. Kjo është e vërteta elektorale e Partisë Demokratike në Korçë dhe dështimi spektakolar i Ervin Salianjit dhe Edmond Spahos.(CNA.al)