• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi i opozitës së Berishës nuk duhet përjetuar si fitore e korrupsionit

by Mero Baze
22/12/2025 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Opozita e Sali Berishës nuk ka fuqi për t’u ringritur. Sa më shumë që ai ngre zërin dhe ulëret, aq më pak njerëz ka në shesh pas tij. Ironi e madhe është se edhe sot, në një ditë të zezë për qeverinë, ku janë gati të dalin edhe socialistë në protestë me ato që shikojnë nga vetëpërgjimet e një bande hajdutësh që kanë rënë në duart e SPAK, Berisha nuk ia del dot. Qartazi ai është dënuar nga shqiptarët të qëndrojë larg pushtetit për ato që ka bërë.

Por kjo nuk duhet përjetuar si një fitore e korrupsionit dhe si një e drejtë që qytetarët u japin disa banditëve në pushtet të sillen me pushtetin e socialistëve si pronë private.

Publikimi i dosjes së AKSH është një neveri që të revolton kur shikon se si pushtetin e një force të madhe politike si Partia Socialiste e menaxhon një “lac”, i cili ka qenë 25 vjeç kur socialistët kanë ardhur në pushtet dhe tani, si padrino, thërret zyrtarë të shtetit në rezidencat e tij private dhe vendos për tenderat e shtetit, duke kërcënuar aktorë të biznesit dhe duke poshtëruar njerëz të politikës.

Dosja është, mes të tjerash, një radiografi dëshpëruese e luftërave të brendshme në PS, e kërcënimit të figurave politike, e nxitjes së SPAK kundër tyre dhe e kërcënimit të tyre me njerëzit e rrugës për t’i hapur rrugën një banditi qesharak. Kërcënimet ndaj Gjiknurit, përdorimi nga e njëjta bandë e SPAK në luftën kundër Ilir Beqajt, arroganca me të cilën vishet një pushtet okult, i pavotuar, i paemëruar, i paligjëruar dhe mbi të gjitha i papranueshëm për çdo shoqëri.

Njeriu i cili të dhimbshet nga fillimi deri në fund në dosje është drejtoresha e AKSH, e cila duket e dorëzuar para tyre, për shkak të pushtetit okult që ata kanë.

Ky është rasti kur SPAK, pa ndonjë meritë personale, por për shkak të veseve të këtyre banditëve idiotë, ka në duar një minierë floriri, të cilën duhet ta përdorë deri në fund për t’i çuar aty ku e meritojnë.

Fakti që opozita nuk ka fuqi të ndryshojë këtë situatë me protesta, për shkak se shqiptarët nuk duan të zëvendësojnë një pushtet të disa dhëmbëllëve të krimbura me pushtetin e një plaku pa dhëmbë në gojë, nuk do të thotë që socialistët duhet të gëzojnë. Socialistët duhet të reagojnë politikisht në betejën e tyre për drejtësi perëndimore dhe pushtet politik të votuar në Shqipëri.

Edhe pse dëmi që ka shkaktuar ky fenomen brenda AKSH është serioz, madje mund të dëmtojë akoma, qeveria duhet të veprojë me urgjencë për të ringritur këtë institucion me drejtues të rinj dhe specialistë kompetentë, të cilët, përveçse duhet të presin fijet e korrupsionit, duhet t’i kthejnë dinjitetin një institucioni i cili sot ka në dorë sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe një sërë procesesh e shërbimesh digjitale për shqiptarët që janë jetike.

Çdo minutë e humbur është arrogancë e tepruar në favor të korrupsionit.

Ndërsa beteja me drejtësinë e disa figurave politike të Partisë Socialiste mbështetet në këmbënguljen që drejtësia të vendosë standarde të njëjta dhe të respektojë liritë politike dhe njerëzore, në këtë rast nuk kemi të bëjmë me politikë, por me një bandë hajdutësh nga e cila duhet të shpëtojë shteti dhe politika.

Kryeministri Edi Rama duhet të shkundë nga supet baltën që e bën pis qeverinë në këto histori korrupsioni dhe duhet të jetë promotori i një ndryshimi rrënjësor politik brenda qeverisë dhe Partisë Socialiste, për ta çuar pushtetin te njerëzit e votuar nga Partia Socialiste, të cilët kanë përgjegjësi para shqiptarëve për votën e marrë prej tyre, duke zhdukur çdo gjurmë të ishujve okultë që kanë pushtet të padeleguar nga qytetarët brenda pushtetit të madh të Partisë Socialiste.

Mos prisni që këtë qeveri ta reformojnë protestat e dështuara të Sali Berishës. Fakti që qytetarët nuk dolën në shesh pas Sali Berishës nuk do të thotë që janë të kënaqur nga çfarë shikojnë dhe dëgjojnë rreth historisë së korrupsionit. Sa më shumë të humbet kohë në këtë drejtim, aq më shumë do të kemi përditë drejtësinë “popullore” . Vendi ne fakt ka nevojë që të flas pushteti përmes reformave të qeverisë, të cilat duhet pikë së pari t’i bëjnë socialistët të mos ndjehen fajtorë për diçka që nuk e kanë bërë ata, dhe mbi të gjitha as ata që i kanë votuar socialistët.

Ky korrupsion tregon jo vetëm si vidhen paratë e shtetit, por edhe pushteti i Partisë Socialiste.

Next Post
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Fati ‘përkëdhel’ Virgjëreshën e Bricjapin, Meri Shehu paralajmëron shenjën që do të tradhtohet

Comments 2

  1. Builder says:
    3 months ago

    Zoti KM – Rama, ju kam thënë disa herë, RUAJU NGA TË TUTË, se nga Saliu me shokë, ruhesh vetë.
    Nuk më paske degjuar.
    Më vjen keq.
    Ke bërë shumë gjëra të mira, por po ta fusin kopilat e PS.

    Reply
  2. Leka says:
    3 months ago

    Ka atdhur koha qe socialistet te mendojne per nje lider tjeter . Deri tani shumica e te akuzyarve nga SPAK jane figura te vendosura nga Rama prandaj ka pergjegjesi politike dhe petsonale per keto mgjarje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

Nga shpallja e zonave me përparësi zhvillimi tek mbështetja sociale/ Zbardhen vendimet e sotme të qeverisë

April 1, 2026
Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In