• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi i negociatave, Rama: I hapëm krahët Bashës, por nuk erdhi. Dialogu pa vetting s’ka kuptim

by Java News
26/04/2017 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri ka treguar nga Korça sesi dështuan negociatat me Bashën për zgjidhjen e krizës politike. Gjatë një takimi në Korcë me të rinjtë që votojnë për herë të parë , Rama tha se në tavolinë gjetën vetëm negociatorët e PD, pasi Basha ishte në një dhomë tjetër. Rama tha se pranoi gjithë draftin e propozuar nga eurodeputetët, me kusht që Basha të votojë vettingun.

“PD nuk do të shkojë në zgjedhje sepse do të mbajë në punë gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar. Dje shkuan në takim për të bërë dialog pa kushte. Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj, Basha nuk ishte në tavolinë, kishte shkuar në një dhomë tjetër. Pranuam të gjithë planin e negociatorëve që gartanton zgjedhje të lira. E pranuam të gjithin. Pranuam të diskutojmë dhe shtyrjen e zgjedhjeve dhe futjen e disa ministrave teknike në qeveri, por vendosem kusht votimin e vettingut. Jemi gati të diskutojmë çdo gjë në kufijtë e arsyes”, tha Rama. “Ne dje i hapem krahen, por s’kishim ke perqafonim se nuk na erdhi Luli”, tha Rama.

Edi Rama është shprehur i gatshëm për një dialog pa kushte me opozitën nëse kjo e fundit voton vettingun.

“Ne diskutojmë çdo gjë, por pa vettingun nuk ka asnjë sens asnjë lloj diskutimi. PD duhet të heqë dorë nga mbrojtja e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar”, ka deklaruar Rama.

Rama tha se Tirana e ka provuar Lulin, por Shqipria nuk ka ndrmend ta provoj.

“Sot ne jemi në një moment që është në udhëkryq, sepse 4 vjet më parë, ne gjetëm një Shqipëri që ishte e kërcënuar nga falimentimi ekonomik dhe financiar. Gjetëm arkën e shtetit bosh. Gjetëm shqiptarë të angazhuar në sipërmarrje dhe kërkonin borxhet që ua kishte shtetit. Gjetëm edhe një mal me borxhe në energji. Gjetëm një Shqipëri ku gjysma paguanin dhe gjysma nuk paguanin. Ata që paguanin jepnin para edhe për ata që vidhnin energji. Gjetëm një Shqipëri ku krimi ishte ulur këmbëkryq në çdo qytet. Gjetëm një Shqipëri, kur për 25 vjet u tha klub më klub, shpi më shpi se nuk ia vlen dhe se ky vend nuk bëhet. Në tre vjet e gjysmë ne kemi dhënë provën se vota e shqiptarëve na dha mundësinë të bëjmë realitet shtetin që na duhet. Ne s’jemi të gjithë njësoj. Po të ishim të gjithë njësoj ata s’do ishin futur në çadër, nga frika e vetingut. Nga frika e reformës në drejtësi. Po të ishim të gjithë njësoj, ata do ishin me ne dhe sot do kishte filluar pastrimi i Shqipërisë. Ne duam që prokurorët e korruptuar dhe gjykatësit të shporren”, tha Rama./javanews.al

c.a

 

 

 

Next Post
Në këtë ditë, më 26 prill, lindi Mark Aurelius, Da Vinçi dhe Delakrua

Në këtë ditë, më 26 prill, lindi Mark Aurelius, Da Vinçi dhe Delakrua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Humbje e një mendjeje të rrallë dhe zemre të madhe

March 19, 2026
“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

“Paketa e Maleve”, Demo: Miratohen zonat prioritare për 9 bashki!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In