• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dështimi i bashkimit të PD, Mustafaj: Vendimi i Alibeajt dëshpëroi demokratët, përçarja në interes të Ramës

by Java News
01/11/2022 21:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot dështuan negociatat në Partinë Demokratike, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të nxjerrë nga një kandidat të vetëm për zgjedhjet e 14 majit.

Me anë të një deklarate të bërë pasditen e kësaj të marte, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje me grupin e Sali Berishës, pavarësisht se prej disa ditësh janë në negociata intensive.

Për rrjedhojë grupi i Alibeajt kërkon të dalë me kandidatë të vetë në zgjedhjet e 14 majit.

Për Besnik Musatafajn, vendimi i Alibeajt për të mos arrirë marrëveshje me Berishën, përben lajm të hidhur por jo tragjik.

“Unë kam pasur dyshimet e mia se Alibeaj do të bënte marrëveshje me Berishën. Deklarata e sotme e Alibeajt është një lajm i hidhur, por jo tragjik. Tani PD duhet të përcaktojë strategjinë”, tha

Mustafaj në një intervistë për “Radarin Informativ” në Abc. Mustafaj u shpreh se përçarja e Partisë Demokratike i intereson Ramës dhë Partisë Socialiste. Ndërsa tha se vendimi i sotëm i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët.

“Përgjegjësi deri më tani ishte Basha, ai i ka dorëzuar çelesta. Tani përgjegjës janë Alibeaj dhe Bardhi, ndërsa përgjegjësi kryesor është Rama. Protesta e 12 nëntorit e thirrur nga Berisha. Përçarja i intereson Ramës dhe PS-së. Besoj se i pari që nuk e do bashkimin është Basha. Ai pret në hije për të dështuar PD për të thënë se unë jam më i mirë. Vendimi i sotëm i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët”, tha Mustafaj.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

PD e Alibeajt, thekson se në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Grupi i Enkelejd Alibeajt ka fajësuar Edi Palokën duke thënë se ka ardhur në tryezë me kushtin e vetëm, që të njohin statutin e 11 dhjetorit, rrjedhimisht dhe Sali Berishën si kryetar të PD-së./m.j

Next Post
Ndihmoi në arrestimin e djalit përdhunues/ Nëna e shqiptarit: Ju kërkoj falje! Atë natë kur bëri krimin ai më rrahu

Ndihmoi në arrestimin e djalit përdhunues/ Nëna e shqiptarit: Ju kërkoj falje! Atë natë kur bëri krimin ai më rrahu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

7 raketa goditën zyrën e Ali Khameneit në Teheran, ku është fshehur Lideri Suprem i Iranit?

February 28, 2026
Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

February 28, 2026
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

February 28, 2026
Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In