• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dështimet dhe sukseset e diplomacisë, takimet e superfuqive që ndryshuan historinë

by A R
10/08/2025 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Samiti historik mes presidentit amerikan Nixon dhe liderit kinez, Mao Zedong që u mbajt në Pekin më 1972, u kthye në opera më 1987 me muzikë të John Adams, libret të Alice Goodman, Mao si tenor,   Nixon dhe Zhoul Enlai si baritonë dhe Kissinger si bas.

Por samiti mes Ronald Reagan dhe Sekretarit të Partisë Komuniste Sovjetike, Mikhail Gorbachev në Rekjavik, Islandë më 1986 që hapi rrugën drejt fundit të Luftës së Ftohtë, frymëzoi dy vepra dramatike.

Fillimisht drama e vitit 1988, ”A Walk in the Woods” nga Lee Blessing, e bazuar në “shëtitjen në pyll” në Islandë mes diplomatit amerikan Paul Nitze dhe homologut të tij rus Yuli Kvitsinsky, gjatë së cilës ishin të  pashoqëruar dhe arritën një mirëkuptim aq të thellë saqë si Shtëpia e Bardhë, ashtu edhe Kremlini e hodhën poshtë. E megjithatë, ai moment dha frytet e veta me rrëzimin e Murit të Berlinit në vitin 1989.

Takimi i harruar i 11-12  tetorit rreth 39 vite më parë mes Reagan dhe Gorbachev rikthehet në një film  në Hollywood, “Reykjavik”, të regjisorit Michael Russell Gunn dhe me aktorë protagonistë Jeff Daniels dhe Jared Harris. Një film për të mos u humbur pasi shtrëngimi i duarve mes SHBA-ve dhe Rusisë së sotme nuk është kurrë vetëm për politikën, diplomacinë, mbrojtjen dhe inteligjencën,  por edhe për  njerëzimin, kulturën popullore, iluzionet e humbura dhe shpresat e pamundura të realizuara, shkruan La Repubblica.

A do të hyjë në histori samiti i mes gushtit mes Donald Trump dhe Vladimir Putin nëpërmjet muzikës apo skenës? A do të jetë një marrëveshje historike si ajo mes Roosevelt dhe Stalinit në Jaltë, qytetit të zgjedhur në 1945 sepse diktatori kishte frikë të fluturonte? Apo do të jetë një dështim, si në Vjenë në qershor 1961, kur veterani luftarak i Stalingradit Hrushov poshtëroi ish-ushtarin e frontit të Paqësorit Kennedy?

Pas dështimit në Vjenë, Kennedy dhe Hrushov u përballën gjatë 13 ditëve të ethshme të krizës së raketave në Kubë në vitin 1962. Përballja me greminën e një konflikti bërthamor e çoi presidentin Johnson drejt një takimi në vitin 1967 në Glassboro të New Jersey me shtetarin sovjetik Alexei Kosygin.

Kjo e shtyu presidentin Nixon të fluturonte në Moskë në maj të vitit 1972 për të nënshkruar me Leonid Brezhnev Traktatin e Raketave Antiballistike (ABM), marrëveshjen SALT I për kufizimin e armëve strategjike dhe një marrëveshje për të shmangur incidentet ushtarake në det që shënuan hapat e parë thelbësorë për të shmangur apokalipsin.

Asnjëri nga liderët në këto ceremoni madhështore nuk ishte shenjtor apo apostull i të drejtave të njeriut. Askush përveç Kissinger, i cili u nderua me çmimin Nobel për Paqen në vitin 1973 (çmim që u refuzua nga homologu vietnamez Le Duc Tho). Tani Trump ëndërron ta fitojë këtë çmim duke ndalur Putin në Ukrainë. Por këta burra të zgjedhur demokratikisht apo liderë të regjimeve autoritare ishin negociatorë pa iluzione, të bindur se një hap përpara ishte më mirë se rrënojat që digjen në vende si Gaza apo Donbasi.

Fundi i Luftës së Ftohtë pasoi me  një periudhë e shkurtër shprese se Moska mund të niste tranzicionin drejt demokracisë. Presidenti George H. W. Bush u takua katër herë me Boris Yelts mes viteve 1992-1993, duke nënshkruar marrëveshjen START II për të reduktuar më tej raketat bërthamore. Presidenti i ri Bill Clinton zhvilloi plot 20 samite me Yelts nga 1993 deri në vitin 2000. Në atë vit debutoi Vladimir Putin, i cili u takua tri herë me George W. Bush që i nxitur nga besimi i tij metodist, deklaroi në vitin 2001: “E pashë njeriun në sy. Ishte i sinqertë dhe i besueshëm, munda të ndiej shpirtin e tij.”

Obama, në të kundërt, pati vetëm një shtrëngim të ftohtë duarsh me Dmitry Medvedev në vitin 2010, para se ky i fundit të bënte thirrje për shfarosjen e armiqve, përfshirë edhe amerikanët. Dy samite mes ish-kolonelit të KGB-së Putin dhe Trump dhe një me Biden në 2021, nuk sollën thuajse asgjë. Kremlini kërkon kthimin e hegjemonisë sovjetike në Europën Lindore, me Ukrainën të reduktuar në një vasal si Bjellorusia ku nuk ka asgjë për të negociuar përveç disfatës totale.

Trump dhe Putin do të flasin në Alaskë, një territor i blerë nga Sekretari amerikan i Shtetit, Seward në vitin 1867 nga cari Aleksandri II që atëherë ishte në prag falimentimi për 7.2 milionë dollarë dhe askush nuk mund të parashikojë çfarë do të ndodhë, për luftë apo për paqe.

Në vitin 1948, gjatë një fjalimi në Westminster Abbey në nder të dëshmorëve, Churchill tha:

“I vetmi udhërrëfyes për një njeri është ndërgjegjja, e vetmja mburojë për kujtesën është drejtësia dhe vërtetësia e veprimeve të tij. Është e pamoralshme të ecësh në jetë pa këtë mburojë sepse ne shpesh tallemi nga dështimet e shpresave tona dhe përmbysja e llogarive, por me këtë mburojë, sido të luajnë fatet, ne marshojmë gjithnjë në radhët e nderit.”

Fjalë solemne, mungesën e hidhur të të cilave e ndiejmë thellë sot.

Next Post
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Kriza e opozitës e ka një zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In